Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë (EMRI+VIDEO)


Policia ka goditur një tjetër rast, të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Në pranga ka rënë Klevis Paplekaj, 18-vjeç banues në Ishull Lezhë.

Lezhë - Policia ka goditur një tjetër rast, të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Në pranga ka rënë Klevis Paplekaj, 18-vjeç banues në Ishull Lezhë. Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. LEXO edhe...Tritol 'Benz-it' në një garazh në Lezhë, policia nis hetimet (VIDEO) Ndërkohë në banesë iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje. Blutë sekuestruan 83 doza dhe telefonin e 18-vjeçarit. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, në zbatim të planit operacional “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Impuls”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa në qytetin e Lezhës, kryesisht në afërsi të shkollave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 1 celular. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/A.Hl/ReportTv.al Klevis Paplekaj kanabis Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.4% Veliajn 24.8% Asnjërin 20.8% Vota total: 408 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?