Lajme Zone
Shiste doza kokaine, në pranga 45-vjeçari në Lushnjë! Sekuestrohen armë gjahu, 105 fishekë dhe para
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shiste doza kokaine, në pranga 45-vjeçari në Lushnjë! Sekuestrohen armë gjahu, 105 fishekë dhe para

Gjatë kontrolleve në makinë dhe në banesë, policia sekuestroi gjithsej 156 gramë lëndë të dyshuar si kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza. U sekuestruan gjithashtu një armë gjahu me 105 fishekë.

Emiljan Mehilli, 45 vjeç, u arrestua në flagrancë në fshatin Krutje e Poshtme të Lushnjës, pasi policia i gjeti në makinë 65 doza të dyshuara kokaine. Sipas policisë, dozat dyshohet se ishin destinuar për shitje. Policia e ndaloi 45-vjeçarin teksa lëvizte me makinë në fshatin ku banonte. Operacioni i koduar “Gjurmimi” u zhvillua nga Komisariati i Lushnjës në bashkëpunim me Policinë e Fierit, pas informacioneve se Mehilli shiste lëndë narkotike në doza. LEXO edhe...Zgjedhjet për kryetarin e degës së PD në Fier, nis procesi i votimit! Pesë kandidatë në garë (VIDEO) Gjatë kontrolleve në makinë dhe në banesë, policia sekuestroi gjithsej 156 gramë lëndë të dyshuar si kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza. U sekuestruan gjithashtu një armë gjahu me 105 fishekë, dy peshore elektronike, një celular, automjeti dhe para në euro e lekë, që dyshohet se ishin përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al Fier droge kokaine Emiljan Mehilli lushnje Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.3% Veliajn 20% Asnjërin 30.7% Vota total: 1292 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?