Lajme Zone
TeknologjiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Shisnin kokainë, pranga dy të rinjve në Tiranë


Një operacion antidrogë i koduar “Momenti” është finalizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, duke goditur një rast të shitblerjes së lëndëve narkotike.

Një operacion antidrogë i koduar “Momenti” është finalizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, duke goditur një rast të shitblerjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, D. Sh., 19 vjeç, dhe D. F., 26 vjeç, të dy të përfshirë dyshohet se në veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.

19-vjeçari është kapur në flagrancë në rrugën “Egnatia”, teksa dyshohet se po i dorëzonte 26-vjeçarit një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 41 gramë të tjera kokainë, duke e çuar në 252 gramë sasinë totale të sekuestruar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu një automjet tip “BMW” dhe 3 telefona celularë.

Operacioni u finalizua pas administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative për përfshirjen e dy shtetasve në veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet