Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Tiranë pas katër muajsh hetime, duke çuar në identifikimin e 52 personave të dyshuar si pjesë e disa grupeve që shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. Operacioni, i koduar “Shkolla të Pastra”, është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar 31 masa sigurie “Arrest në burg”, ndërsa 14 persona të tjerë të identifikuar gjatë hetimeve janë shpallur në kërkim. Sipas Policisë, gjatë fazës hetimore janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë. Gjatë hetimeve dhe ekzekutimit të masave të sigurisë, autoritetet kanë sekuestruar: 1 kg e 75 gramë heroinë; 1 kg e 265 gramë kokainë; 685 gramë Cannabis Sativa; 1 armë zjarri pistoletë; 90 fishekë; 2 peshore elektronike; 12 automjete; 35 telefona celularë; sende të tjera të kundërligjshme. Sipas Policisë, nga hetimet është dokumentuar se grupet e goditura shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të ndryshme të Tiranës. Për të shmangur vëmendjen e shërbimeve të Policisë, në disa raste lënda narkotike dyshohet se shpërndahej përmes monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery. 31 persona nën masën “Arrest në burg” Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas: Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Henaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj, Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Nikolla Shkarpa, Armando Kuqi, Taulant Alstafa, Volf Ramadani. Ndërkohë, gjatë fazës hetimore janë ndaluar edhe 7 persona të tjerë: Ksainel Caka, Gezim Muhameti, Zhuljan Prenci, Erald Tafani, Darlin Shahinas, Donaldo Frate, Marin Tabaku. Policia bën me dije se 14 personat e tjerë të identifikuar si pjesë e këtyre grupeve janë shpallur në kërkim. Për shkak se hetimi vijon, autoritetet nuk kanë bërë publike të dhënat e tyre.
