Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë që shënjestronte nxënësit e shkollave të Tiranës për t’u shitur drogë. Sipas hetimeve, droga shpërndahej edhe në disa gjimnaze të kryeqytetit, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi”, si dhe në Gjimnazin Profesional Ekonomik, por edhe të mitur. LEXO edhe...Pjesë e rrjetit të drogës në Tiranë, Report Tv siguron fotot e furnitorit dhe ish-policit Pamjet me dron të policisë tregojnë sesi shpërndarësit afroheshin me monopatina pranë institucioneve të arsimit 9-vjeçar ose të mesëm për të dorëzuar dozat e drogës. Për të mos u pikasur nga uniformat blu, shpërndarja kryhej edhe me taksi ose shërbim delivery.’ Mes 38 të arrestuarve është edhe furnizuesi, Ferit Xhani, i njohur me mbiemrin “Luzi". Ai rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm për vepra penale që lidhen me drogën dhe plagosjen. Një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit dyshohet se kishte edhe ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Engrid Henaj. Henaj ishte përjashtuar nga radhët e policisë disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje. Në total, janë identifikuar 52 shpërndarës. 14 janë ende në kërkim, ndërsa 7 janë arrestuar gjatë periudhës së hetimeve. Nga operacioni janë sekuestruar 1 kg e 75 gr heroinë dhe 1 kg e 265 gr kokainë. Gjithashtu policia ka gjetur edhe 685 gramë kanabis, 1 pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera. Emrat e të arrestuarveGenti JaupiEndrit BallaEduart OleffBledar KasaErlind VlashiDenis ShotiArmando KoçiErnest HamollariJanaq NakuçiShpëtim ÇiçikuEngrid HenajEnis MaliqajFranci PapajaniKlement MetallariRam TafajKlajdi MalajIsuf DineFerit XhaniBestar MalajIgli AvxhiArnold LilaSefer AllushiElton TolaArbias PrengaVilson MeteDurim MatjaEljado PrendajArmando KuqiTaulant AlstafaVolf Ramadani7 personat e arrestuar më herëtKsainel CakaGezim MuhametiZhuljan PrenciErald TafaniDarlin ShahinasDonaldo FrateMarin TabakuNjoftimi i policisë: Finalizohet pas 4 muajsh hetime, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “SHKOLLA TË PASTRA”. Goditen disa grupe që shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Identifikohen 52 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shisnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme, pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ekzekutohen 31 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarë të grupeve. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë. Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 7 shtetas. Gjatë periudhës hetimore dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Në kuadër të operacionit të koduar “SHKOLLA TË PASTRA”, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas dhe konkretisht: G. J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç. Gjatë fazës hetimore janë ndaluar dhe 7 shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit K. C., G. M., Zh. P., E. T., D. Sh., D. F. dhe M. T. Ndërkohë, 14 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim dhe, për arsye se hetimi vijon, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Nga hetimet është dokumentuar se këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës. Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Policia e Tiranës është e fokusuar maksimalisht në garantimin e sigurisë në shkolla dhe në luftën ndaj fenomeneve kriminale, si dhe siguron prindërit dhe qytetarët se do të intensifikojë kontrollet dhe hetimet për parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 11:06 Pjesë e rrjetit të drogës në Tiranë, Report Tv siguron fotot e furnitorit dhe ish-policit Report Tv ka siguruar fotot e Ferit Xhanit dhe Engrid Henajt, furnitorit dhe ish-efektivit të policisë të përfshirë në rrjetin e shpërndarësve të drogës që vepronin në shkollat e Tiranës.Xhani, me mbiemrin ‘Luzi’ ka precedentë penalë për drogëndhe plagosjen.Henaj është përjashtuar para disa vitesh nga policia për vjedhje. Dyshohet se në grupin e shpërndarësve kishte një rol të rëndësishëm. Share Ora 10:21 Operacioni antidrogë në Tiranë, mes të arrestuarve furnizuesi dhe ish-polici! Ishte përjashtuar para disa vitesh prej 'bluve' pas arrestimit për vjedhje Grupet kriminale kishin shtrirë aktivitetin në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas hetimeve, droga shpërndahej edhe në disa gjimnaze të kryeqytetit, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi”, si dhe në Gjimnazin Profesional Ekonomik.Shpërndarësit dyshohet se furnizonin me lëndë narkotike edhe persona të mitur. Ferit Xhani, i njohur me mbiemrin “Luzi”, kishte rolin e furnizuesit, sipas hetimeve. Ai rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm për vepra penale që lidhen me drogën dhe plagosjen.Një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit dyshohet se kishte edhe ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Engrid Henaj. Henaj ishte përjashtuar nga radhët e policisë disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje. Share Ora 09:13 Operacioni i Policisë kundër shitjes së drogës në shkollat e Tiranës, Demo: Prioritet për sigurinë e fëmijëve tanë Operacioni “Shkollat e pastra” ka çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore.Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vlerësoi operacionin e fundit të Policisë së Shtetit, duke theksuar bashkëpunimin me Prokurorinë, hetimin profesional dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit.“Shkollat e pastra”, një operacion i suksesshëm, falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale”, shkroi ministri Demo në rrjetet sociale.Ai theksoi se goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, mbetet një prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në të gjithë vendin.“Në çdo shkollë, në çdo qytet, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit do të jetë aty për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme. Share P.J/ReportTv.al droge Tirane Genti Jaupi shkolla Endrit Balla Eduart Oleff Bledar Kasa Erlind Vlashi Denis Shoti Armando Koçi Ernest Hamollari Janaq Nakuçi Shpëtim Çiçiku Engrid Hënaj Enis Maliqaj Franci Papajani Klement Metallari Ram Tafaj Klajdi Malaj Isuf Dine Ferit Xhani Bestar Malaj Igli Avxhi Arnold Lila Sefer Allushi Elton Tola Arbias Prenga Vilson Mete Durim Matja Eljado Prendaj armando kuqi Taulant Alstafa Volf Ramadani Ksainel Caka gezim muhameti Zhuljan Prenci erald tafani Darlin Shahinas Donaldo Frate Marin Tabaku Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 55.6% Jo 37.8% Disi 6.6% Vota total: 1025 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

