Lajme Zone
Shisnin drogë në shkolla, 38 të prangosur, mes tyre ish-polici
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shisnin drogë në shkolla, 38 të prangosur, mes tyre ish-polici

Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar operacionin “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Tiranë. Sipas Policisë, janë identifikuar 52 persona si pjesë e këtyre grupeve, 31 prej të cilëve janë arrestuar me masën “arrest në burg”, ndërsa 7 të tjerë ishin arrestuar gjatë fazës së hetimit dhe 14 janë shpallur në kërkim. Hetimet kanë dokumentuar se droga shpërndahej në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë gjimnazeve “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi” dhe Gjimnazit Profesional Ekonomik.

Shpërndarësit përdornin monopatina, automjete taxi dhe shërbime delivery për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore. Gjatë hetimeve dhe ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë dhe 685 gramë Cannabis Sativa, si dhe një pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete dhe 35 telefona celularë. Sipas hetimeve, grupet dyshohet se furnizonin me drogë edhe persona të mitur.

Mes personave të arrestuar janë Ferit Xhani, i njohur me nofkën “Luzi”, i cili sipas hetimeve dyshohet se kishte rolin e furnizuesit, si dhe Engrid Henaj, ish-efektiv i Policisë së Shtetit. Sipas Policisë, Xhani rezulton me precedentë penalë të mëparshëm, ndërsa Henaj ishte përjashtuar nga radhët e Policisë disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje. Në listën e të arrestuarve janë gjithashtu Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj, Klajdi Malaj, Isuf Dine, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Armando Kuqi, Taulant Alstafa dhe Volf Ramadani.

Policia deklaron se vijon puna për kapjen e 14 personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Autoritetet thonë se operacioni është pjesë e masave për garantimin e sigurisë në institucionet arsimore dhe goditjen e veprimtarive kriminale që mund të cenojnë nxënësit. Të gjithë personat e përmendur prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.