Lajme Zone
Shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, kush janë 38 personat e arrestuar; një ish-polic drejtonte grupin
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, kush janë 38 personat e arrestuar; një ish-polic drejtonte grupin

Sipas Policisë, të dyshuarit ishin pjesë e grupeve që shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Foto nga operacioni Rrjeti dyshohet se shpërndante drogë pranë shkollave me monopatina, taksi dhe “delivery”; sekuestrohen heroinë, kokainë dhe kanabis Janë zbardhur emrat e 38 personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Shkolla të Pastra”, të zhvilluar nga Policia e Tiranës pas katër muajsh hetime.

Sipas Policisë, të dyshuarit ishin pjesë e grupeve që shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Nga hetimet janë identifikuar në total 52 persona. Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa shtatë persona të tjerë ishin arrestuar gjatë fazës hetimore. Ndërkohë, 14 persona vijojnë të jenë në kërkim.

Personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” janë: Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Henaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj, Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Nikolla Shkarpa, Armando Kuqi, Taulant Alstafa dhe Volf Ramadani.

Ndërsa shtatë personat e arrestuar më herët gjatë hetimeve janë: Ksainel Caka, Gezim Muhameti, Zhuljan Prenci, Erald Tafani, Darlin Shahinas, Donaldo Frate dhe Marin Tabaku.

Sipas Policisë, grupet e identifikuara dyshohet se shpërndanin drogë pranë institucioneve arsimore. Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë persona që afrohen me monopatina pranë shkollave për të dorëzuar dozat. Hetimet kanë evidentuar se për shpërndarjen dyshohet se përdoreshin edhe taksi dhe shërbime “delivery”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë dhe 685 gramë kanabis. Gjithashtu janë sekuestruar një pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera.

Policia vijon punën për kapjen e 14 personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Një ish polic, 'koka' e grupit:

Sipas të dhënave të hetimit, lëndët narkotike dyshohet se shpërndaheshin edhe në disa gjimnaze të Tiranës, mes të cilave “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi” dhe Gjimnazi Profesional Ekonomik. Mes personave që dyshohet se furnizoheshin me drogë kishte edhe të mitur.

Në dosjen hetimore, Ferit Xhani, i njohur edhe me mbiemrin “Luzi”, dyshohet se kishte rolin e furnizuesit me lëndë narkotike. Ai rezulton i njohur më herët për Policinë, pasi ka precedentë penalë për vepra që lidhen me drogën dhe plagosjen.

Në aktivitetin e dyshuar të grupit, sipas hetimeve, një rol të rëndësishëm kishte edhe Engrid Henaj, ish-efektiv i Policisë së Shtetit. Henaj ishte përjashtuar nga radhët e Policisë disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Furnizonin me kokainë nxënësit e shkollave, shkatërrohet banda në Tiranë; si u zbuluan dhe si funksiononte rrjeti 27 Shtator 2026, 09:2509:25Kronike Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Korçë, plagoset 74-vjeçari 27 Shtator 2026, 09:0809:08Kronike Aksident tragjik në Maliq; makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari 27 Shtator 2026, 08:4408:44Kronike Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i komunikon akuzën autorit 26 Shtator 2026, 20:1320:13Kronike Çfarë e shkaktoi shpërthimin që vrau 3 shqiptarët? Detaji i ri që po hetohet në Athinë 26 Shtator 2026, 19:3719:37Kronike I dënuar 24 vite burg për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit 26 Shtator 2026, 18:0018:00Kronike