TIRANË- Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me nga 60 ditë nga punimet e Kuvendit të dy deputetëve demokratë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas kaosit në seancën plenare ku u miratua me 85 vota pro harta e re territoriale. Vendimi erdhi pas kërkesës së firmosur nga 10 deputetë socialistë, të cilët kërkuan përjashtimin me argumentin se Gazment Bardhi përdori fjalë fyese ndaj kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrave dhe deputetëve socialistë, si dhe ka qëlluar disa herë me shishe uji në drejtim të tyre dhe punonjësve të Gardës. LEXO edhe...Zgjedhjet 2027, Berisha: S’pranojmë numërimin elektronik, është i manipuluar! KQZ: Partitë e tjera dakord, vijojmë vlerësimin (VIDEO) Ndërsa për Klevis Balliun PS kërkoi përjashtimin pasi ka hedhur vezë në drejtim të kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë, si dhe ka përdorur një bori, duke shkaktuar zhurmë në seancë dhe duke penguar zhvillimin normal të saj. “Kërkojmë dënimin e deputetit Gazment Bardhi, për shkak se në mënyrë të përsëritur, me veprimet e tij të dhunshme dhe të qëllimshme, pengoi zhvillimin normal të seancës plenare, përdori gjuhë shumë të rëndë, fyese dhe denigruese, si dhe qëlloi me shishe uji ndaj Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve të Partisë Socialiste dhe punonjësve të Gardës së Republikës”. Kërkojmë dënimin e deputetit Klevis Balliu, për shkak se në mënyrë të përsëritur, me veprimet e tij të dhunshme dhe të qëllimshme, qëlloi me vezë, përdori pajisje të zhurmshme, pengoi zhvillimin normal të seancës plenare dhe përdori gjuhë joparlamentare ndaj Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste”, thuhet në kërkesën e PS. Demokratët e kundërshtuan masën disiplinore, duke argumentuar se Rregullorja e Kuvendit parashikon përjashtim deri në 10 ditë për pengimin e seancës, shkaktimin e kaosit, fyerjet apo goditjet ndaj deputetëve. Sipas tyre, përjashtimi deri në 60 ditë zbatohet vetëm në rastet e përdorimit të lëndëve piroteknike apo tymuese. “Të dy kolegët nuk janë dënuar në këtë sesion parlamentar, kështu që nuk mund të shkohej te 60-ditëshi. Rregullorja i ka të gjitha elementet për të cilat janë akuzuar kolegët dhe ka përcaktuar që është 10 ditë e jo më tepër. Nuk ka lëndë piroteknike të futura”, tha Korreshi në mbledhje. Pas mbledhjes, Klevis Balliu e cilësoi vendimin politik dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas përjashtimit të tij dhe Bardhit. “Nuk ka asnjë rregullore që përjashton deputetët për dy muaj. Hera e parë në historinë e botës që veza qenka lëndë piroteknike. Unë e dija që vezën e bën pula. Sipas rregullores përjashtohesh nëse përdor lëndë piroteknike. Sipas Manjës dhe të tjerëve, veza qenka lëndë piroteknike. Kjo ka vetëm një qëllim, të godasë grupin e PD-së, reagimin e drejtë që kemi në Kuvend. Çfarë thotë Edi Rama, do të bëjnë. Do ta ankimojmë. Kemi pasur disa procese gjyqësore për këtë çështje dhe janë fituar të gjitha”, tha Klevis Balliu. “Sa i përket anës ligjore, çdo veprim që mund të pretendohet nga ana e kolegëve që kanë bërë kërkesën, që nga formulimi i saj është i gabuar, sepse Rregullorja e Parlamentit përshkruan kur ka dhunë ndaj një kolegu, që mund ta quash goditje me shishe, kur bllokohet foltorja, bëhet zhurmë ose ka fyerje. Të gjitha këto që janë të shkruara nga kërkuesit janë të referuara te neni 65/1, pika e parë. Të dy kolegët nuk janë dënuar në këtë sesion parlamentar, kështu që nuk mund të shkohej te 60-ditëshi, por këtu është bërë normë të shkelet Rregullorja. I ka të gjitha elementet për të cilat janë akuzuar kolegët dhe ka përcaktuar që është 10 ditë e jo më tepër. Nuk ka lëndë piroteknike të futura. Kolegët e tyre nuk i shikojnë, nuk shikojnë nga syri i majtë dhe as dëgjojnë nga veshi i majtë kur ata hedhin bidonë. Çfarë thotë Edi Rama, do të bëjnë”, tha Saimir Korreshi. Deputetët demokratë thanë se do ankimojnë vendimin e Etikës në Byronë Kombëtare. Deri kur byroja të marrë vendimin, deputetët mund të marrin pjesë në seanca. Nëse përjashtimi lihet në fuqi, Gazment Bardhi e Klevis Balliu jo vetëm që nuk mund të marrim pjesë në punimet e Kuvendit për 60 ditë, por as nuk marrin pagat e tyre. Share Ora 12:54 Berisha: Bardhi e Balliu u përjashtuan nga Kuvendi pa asnjë bazë ligjore me urdhër të Ramës, është armik i parlamentarizmit Sali Berisha thotë se dy deputetët demokratë, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu u përjahstuan me nga 60 ditë nga punimet e Kuvendit me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Gjatë konferencës në selinë blu, ai tha se Bardhi e Balliu u përjashtuan pa asnjë bazë ligjore, ndërsa kryeministrin Edi Rama e quajti armik të egër të parlamentarizmit.“Sot Edi Rama urdhëroi, pa asnjë bazë ligjore, të përjashtojë kryetarin e grupit të Partisë Demokratike dhe nënkryetarin e komisionit të sigurisë, zotërinjtë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, dy muaj nga parlamenti. Armik i egër i parlamentarizmit, i protestës dhe fjalës së lirë, Edi Rama me akte të tilla dëshmon se është një narko-diktator i urryer për shqiptarët. Dënojmë me forcën më të madhe këtë vendim antiligjor, antikushtetues, kryekëput të pabazë. Natyrisht, grupi parlamentar do mblidhet të shqyrtojë qëndrimet përkatëse ndaj këtij vendimit”, tha Berisha. Share P.J/SI.E./ReportTv.al sekretariati i etikes klevis balliu gazment bardhi PD kuvend 8 tetor 2026 reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.7% Nuk e di 6.3% Vota total: 6717 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

