Prania besnike do të shtrihet dhe në institucionet shëndetësore. Qytetarët do të kenë një zyrë ku do të adresojnë problemet për të cilat nuk kanë marrë zgjidhje në ministrinë e Shëndetësisë. E njejta praktikë do të ndiqet dhe në spitalet terciare në vend. Ministrja e re Klodiana Spahiu tregoi angazhimin e saj të parë me marrjen e detyrës.
“Duke filluar që nesër do të kemi një zyrë të hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, për të adresuar dhe dëgjuar një problematikë që nuk është zgjidhur diku tjetër. Për këtë qëllim do të angazhohemi të gjithë ne. Të njëjtën gjë do ta bëjnë të gjitha institucionet shëndetësore terciare që janë këtu.
Që nga ky moment, kjo do të jetë prania jonë besnike dhe insistoj në çdo moment që, në rastet kur do të kemi problematika apo mungesa, ato të vijnë duke u pakësuar dhe duke u përmirësuar, sepse ky është një proces në evoluim.” Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Klodiana Spahiu nisi detyrën pas prezantimit me stafin dhe drejtues të spitaleve në vend.
Mjekja kardiologe Klodiana Spahiu merre drejtimin e Shëndetsisë pas dorëheqjes së Evis Salës. Më parë Spahiu mbante detyrën e nënkryetares së Kuvendit dhe prej vitit 2009 është deputete në Parlament. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet

