Lajme Zone
Sherri në Pukë, familjet Shkreli e Istrefi 20 vite konflikt për pronën! 4 të plagosur e 3 të arrestuar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Sherri në Pukë, familjet Shkreli e Istrefi 20 vite konflikt për pronën! 4 të plagosur e 3 të arrestuar

Konflikti për token dhe ujin që zgjat prej më se 20 vitesh ne mesin e familjeve Shkreli e Istrefi në Dedaj të Pukës u rikthye mbrëmjen e kaluar me dhunë, duke lënë pas 4 persona të plagosur. Tre janë arrestuar, ndërsa palët janë betuar për hakmarrje.

Konflikti për pronën për pak sa nuk u kushtoi jetën pjesëtarëve të dy familjeve mbrëmjen e kaluar në fshatin Dedaj të Pukës. Askush nuk di të tregojë saktësisht se si nisi ngjarja. Ajo që ka mbetur një ditë më pas janë njollat e gjakut në rrugë dhe në vendin ku ndodhi përplasja. Familja Shkreli pretendon se është dhunuar në oborrin e banesës dhe brenda saj, dëshmi të cilën e ka dhënë edhe në Policinë e Shtetit. Ndërkohë, sipas deklarimeve të bëra para oficerëve të Policisë nga pjesëtarët e familjes Istrefi dhe dhëndri i tyre, ata po kalonin në rrugë kur janë ofenduar nga Isa Shkreli, çka ka sjellë edhe përshkallëzimin e konfliktit në dhunë. LEXO edhe...'Ngushëllimet e mia më të sinqerta', Presidenti Begaj reagon për tragjedinë në Domen ku humbën jetën 24 vjeçarja dhe dy fëmijët e saj të mitur Dyshimet janë se në konflikt kanë qenë të pranishëm më shumë persona sesa ata që janë deklaruar nga të dy familjet, pasi familja Shkreli pretendon se akti i dhunës ka qenë i organizuar. Në Spitalin e Pukës, me frakturë në dorë mbërriti Gramoz Istrefi. Plagë në kokë kishte pësuar edhe motra e tij, Fiqiret Istrefi, ndërsa me plagë në kokë u mjekua edhe Fatjon Shkreli. Babai i tij, Isa Shkreli, i cili po ashtu kishte pësuar disa plagë në kokë, refuzoi të merrte mjekim në spital. Pjesëtari i familjes Shkreli, Fatjon Shkreli, pretendon se Policia po e shoqëronte pa asnjë motiv, ndonëse ai ishte dhunuar në ambientet e banesës së tij. Nga ana tjetër, pjesëtarët e familjes Istrefi nuk kanë reaguar ende publikisht lidhur me ngjarjen. Sipas deklarimeve të tyre në Polici, ata pretendojnë se prej më shumë se 20 vitesh janë dhunuar dhe konfliktuar vazhdimisht nga fqinjët e tyre. Teksa Policia mori masa për të shmangur përplasjet e tjera mes dy familjeve në konflikt, nuk munguan as tensionet. Isa Shkreli dhe Gramoz Istrefi u transportuan në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje policore, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia bëri të ditur se ka arrestuar në flagrancë kryefamiljarin Isa Shkreli dhe djalin e tij, Fatjon Shkreli, të dy të dëmtuar me sende të forta. Po ashtu u arrestua në flagrance edhe Gramoz Istrefi, i cili gjithashtu kishte pësuar dëmtime. Në gjendje të lirë u proceduan motra e tij, Fiqiret Istrefi, e cila mori mjekim në spital për plagët e marra, si dhe bashkëshorti i saj. Në vendin e ngjarjes, Policia tha se sekuestroi sende të forta dhe mjete prerëse që dyshohet se janë përdorur gjatë konfliktit. Konflikti i hershëm mes dy familjeve ka bërë që Policia t’i mbajë ato nën mbikëqyrje, pasi mbrëmjen e kaluar të dyja palët kanë shkëmbyer kërcënime dhe janë betuar për hakmarrje. SI.E./E.H/ReportTv.al pronat sherr Shkoder puke Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 8498 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?