Akademiku i njohur, Artan Fuga, ka ndarë një reagim me nota kritike lidhur me përplasjet mes deputetëve në seancën plenare që u mbajt sot në Kuvend.
Në një postim në rrjetet e tij sociale, Fuga shprehet se edhe sot deputetët bënë atë që s'duhej, bënë sikur u grindën me grushta, në vend të paktën të propozonin, në mos të jepnin zgjidhjen politike që shoqëria pret.
Akademiku shkruan se deputetët janë jo vetëm zhgënjyes e të pasinqertë, por edhe u ka rënë besueshmëria në popull. “Edhe sot deputetët bënë atë që s'duhej, bënë sikur u grindën me grushta, në vend të paktën të propozonin, në mos të jepnin zgjidhjen politike që shoqëria pret.
Ata vërtetë janë zhgënjyes, të pa sinqertë,
Rastin që kishin e humbën!
Të mos qahen pastaj kur përballen me pasojat e akteve ose mosveprimeve të tyre. Besimi i shoqërisë te ata është pothuajse zero! “,-shkruan Fuga./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

