Lajme Zone
Sherri në burgun e sigurisë së lartë në Fier, plagoset anëtari i grupit të Bajrajve dhe një tjetër, si nisi konflikti
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Sherri në burgun e sigurisë së lartë në Fier, plagoset anëtari i grupit të Bajrajve dhe një tjetër, si nisi konflikti

Një konflikt mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, gjatë kohës së ajrimit.

Një konflikt mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, gjatë kohës së ajrimit. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në konflikt janë përshirë Denis Brajovic (Bajri) dhe Jurgen Zotaj, të cilët kanë mbetur të dy të plagosur.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, konflikti është parandaluar nga punonjësit e sigurisë së Burgjeve, teksa të dy janë dërguar për mjekim në spitalin e Burgut dhe tashmë po kthehen sërish në qelitë respektive, të shoqëruar nga forcat e policisë.

Denis Brajovic i njohur edhe me mbiemrin Bajri, është person me rrezikshmëri të lartë , i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndoj. Ndërsa Jurgen Zoto mbahet në burg për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit.

Sipas informacioneve, i pari që ka nisur konfliktin ka qenë Jurgen Zoto i cili ka goditur Denis Bajrin. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të marrë masa ndëshkuese për të dy personat, teksa pritet edhe një njoftim zyrtar për mediat. Top Channel