Lajme Zone
Sherri në burgun e Fierit, zbulohet thika e improvizuar që u përdor gjatë përplasjes! Dyshohet se ‘Licët’ i dërguan mesazh anëtarit të ‘Bajrave’ (FOTO)
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sherri në burgun e Fierit, zbulohet thika e improvizuar që u përdor gjatë përplasjes! Dyshohet se ‘Licët’ i dërguan mesazh anëtarit të ‘Bajrave’ (FOTO)

Është zbuluar thika e improvizuar që dyshohet se u përdor në përleshjen mes të dënuarve në burgun e Fierit, ku mbetën të plagosur dy persona.

Report Tv ka siguruar thikën e improvizuar që dyshohet se u përdor në përleshjen mes të dënuarve në burgun e Fierit. Dy personazhe të njohur të botës së krimit, Denis Bajri i grupit të Shkodrës, dhe Aldo Gjini i Fushë-Krujës, së bashku me një të tretë, Jurgen Zoton, u përleshën me njëri-tjetrin, gjatë kohës që ishin në ambientet e paraburgimit të shtunën e 8 gushtit. Teksa Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që çoi në përplasjen mes tyre, burime i thanë Report Tv se 3 të paraburgosurit prej kohësh kalonin kohë bashkë në ambientin e përbashkët të sektorit dhe se më parë nuk kanë pasur konflikte. Hetuesit e kanë përjashtuar pistën e konfliktit të çastit dhe dyshojnë se plagosja e anëtarit të grupit famëkeq të Shkodrës të ketë qenë një mesazh nga grupet rivale, përfshirë këtu edhe grupin e Ibrahim Licit, me të cilin njihen për shumë përplasje të ashpra. LEXO EDHE:Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagoset nëna me dy vajzat (VIDEO) Denis Bajri akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022. Për llogari të Martinajt, Denis Bajri akuzohet se ka marrë pjesë në eliminimin e Gjin Ndojit në 2020-ën. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë SPAK e ka kaluar dosjen e tij për gjykim. Aldo Gjini është pjesë e grupit kriminal të ‘Rrajave’ të Fushë-Krujës, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës, operacion i finalizuar në fillim të vitit në janar, mes të cilëve edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Grupi trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. Aldo Gjini në korrik 2021, u përfshirë në një plagosje në Tiranë. Më herët kërkohej nga Euripol për vrasje dhe trafik armësh. Ai dyshohet autor i një plagosje në nëntor 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016 u arrestua në Itali, për shpërndarje droge. Ndërkohë, i burgosuri tjetër pjesë e sherrit, Jurgen Zoto, ndodhet në burg për veprat penale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Fier Aldo Gjini Jurgen Zoto Denis Bajri Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.4% Jo 45.3% I/e dyzuar 8.3% Vota total: 1137 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?