Lajme Zone
Sherri në burgun e Fierit! Zbulohen emrat e të dënuarve që u plagosën, mes tyre Denis Bajri dhe…
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Sherri në burgun e Fierit! Zbulohen emrat e të dënuarve që u plagosën, mes tyre Denis Bajri dhe…

Zbardhen detaje të reja lidhur me konfliktin e dhunshëm të regjistruar në dhomën e ajrimit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, ku dy persona mbetën të plagosur nga goditjet me mjete të improvizuara dhe brisqe rroje.

Zbardhen detaje të reja lidhur me konfliktin e dhunshëm të regjistruar në dhomën e ajrimit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, ku dy persona mbetën të plagosur nga goditjet me mjete të improvizuara dhe brisqe rroje. Mësohet se tre personat e përfshirë në këtë incident janë shtetasit Denis Bajri, Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj. Përkundrazi nga sa dyshohej fillimisht për ndonjë larje hesapesh apo përplasje mes grupesh, hetimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një zënkë të momentit. Të tre të burgosurit gëzonin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe konsideroheshin shokë brenda ambientit të vuajtjes së dënimit. Pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin Rajonal të Fierit, dy të dëmtuarit kanë lënë ambientet e spitalit pasi gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar dhe janë rikthyer sërish në strukturat e burgut.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit pritet të këqyrin pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, mënyrën se si siguruar mjetet e prerëse dhe rolin e secilit prej tyre në konflikt. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb