Miliona njerëz, turistë të huaj por dhe vendas, zgjedhin çdo vit jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet e verës.
Qytete dhe zona si Saranda, Ksamili, Dhërmiu, Himara, etj, janë ndër destinacionet kryesore të pushuesve. Si rrjedhojë rritja e kërkesës ka sjellë edhe një rritje të ndjeshme të çmimeve të hoteleve.
Në disa raste, çmimet e akomodimit në hotelet e rivierës shqiptare kanë arritur në nivele të njëjta me destinacionet më të njohura në botë dhe Mesdhe, si Mykonos dhe Santorini.
Në kulmin e sezonit veror, një dhomë në një hotel në zonat më të kërkuara të Jugut të Shqipërisë mund të kushtojë deri në 600 euro për një natë.
Çmimi i një hoteli në Dhërmi për një natë qëndrimi Çmimi i një hoteli në Dhërmi për një natë qëndrimi Në të njëjtin nivel çmimi ose dhe më pak mund të gjenden edhe hotele në Mykonos apo Santorini, për të njëjtat netë qëndrimi. Kjo do të thotë se një çift mund të përballet në jug me një faturë të njëjtë ose dhe më shumë me atë që do të paguante në një nga destinacionet më luksoze në botë.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme çmimi për një natë një hotel më katër ose pesë yje në zonat e jugut të Shqipërisë nis nga 20 000 lekë të reja. Njëjtë janë çmimet edhe në hotelet e Santorini-t dhe Mykonos-it.
Çmimi i një hoteli në Sarandë për një natë qëndrimi Çmimi i një hoteli në Sarandë për një natë qëndrimi Çmimet e hoteleve në Santorini për një natë qëndrimi Çmimet e hoteleve në Santorini për një natë qëndrimi Çmimi i një hoteli në Mykonos për një natë qëndrimi Çmimi i një hoteli në Mykonos për një natë qëndrimi Siç shihet çmimet në Shqipëri kanë arritur në nivele marramendëse dhe të njëjta me destinacionet më të njohura në mbarë botën.
Ndërkohë rritja e çmimit nuk reflektohet vetëm te akomodimi por edhe te baret e restorantet. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

