Lajme Zone
Sherr për parkimin në Durrës, dy persona plagosin me thikë 33-vjeçarin dhe largohen
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr për parkimin në Durrës, dy persona plagosin me thikë 33-vjeçarin dhe largohen

Një konflikt mes disa personave, për një vend parkimi, ka përfunduar me plagosjen e një 33-vjeçari mbrëmjen e kaluar në zonën e Plazhit, në Durrës.

Një konflikt mes disa personave, për një vend parkimi, ka përfunduar me plagosjen e një 33-vjeçari mbrëmjen e kaluar në zonën e Plazhit, në Durrës. Sipas policisë, konflikti mes të plagosurit dhe dy autorëve të dyshuar, përkatësisht 34 dhe 35 vjeç, ka ndodhur për shkak të vendparkimit dhe njëri prej tyre e ka goditur 33-vjeçarin me thikë.

Më pas të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa 33-vjeçari, sipas policisë, është dëmtuar lehtë dhe ka marrë mjekim në spital. Policia po punon për kapjen e autorëve të dyshuar. Top Channel