Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr në tubimin para Kryeministrisë, ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj përplaset fizikisht me disa protestues të tjerë (VIDEO)


Mësohet se përplasja ka nisur pasi Sali Lushaj dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto në protestë me 2 gishtat lartë.

Në ditën e 89-të të protestës në Tiranë, ka ndodhur një përplasje e ashpër mes të pranishmëve, ku protagonist ka qenë edhe ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duken momentet e përplasjes, të cilat kanë shkaktuar tension mes të pranishmëve në tubim. Mësohet se përplasja ka nisur pasi Sali Lushaj dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto në protestë me 2 gishtat lartë. LEXO EDHE:Tiranë/ Defekt në linjën e transmetimit, 7 zona të kryeqytetit pa ujë të pijshëm! Ujësjellës-Kanalizimet në terren për riparimin e defektit (VIDEO) Por kjo gjë tërhoqi vëmendjen e protestuesve të tjerë, të cilët kanë tentuar t’i përzënë Sali Lushaj në dhe eksponentët e tjerë të PD-së nga protesta. Kjo ka shkaktuar edhe përplasjet mes tyre. Ky nuk është episodi i parë i përplasjeve gjatë protestave që po zhvillohen në Tiranë, pasi më herët ka pasur edhe konflikte të tjera mes të pranishmëve. Pak javë më parë, 2 grupe të organizatorëve të protestës u përplasën fizikisht para gjithë të pranishmëve. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: PD Tirane protestat kunder qeverise sali lushaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.2 / 5 (11 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 4093 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?