Lajme Zone
Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti drogën në bagazh, ndërsa njërit prej pasagjerëve iu sekuestrua edhe një qese e vogël me kanabis në xhep. U sekuestruan gjithashtu para në euro dhe lekë, si dhe telefona celularë. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me thika të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00 në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1, pranë hyrjes së shëtitores së qytetit. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Ata janë identifikuar si vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Për shkak të gjendjes së tij, 24-vjeçari Elidon Shukulli është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor. LEXO edhe...Çfarë fshihet pas 'Deas së Butrintit'? Arkeologia rrëfen në Report TV historinë e skulpturës së zbuluar 100 vite më parë Nga të dhënat paraprake dyshohet se përplasja ka nisur për motive të dobëta, ndërsa policia ka kryer veprime hetimore për të përcaktuar dinamikën dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë. Në vijim të hetimeve janë arrestuar Kamelo Aliaj, 22 vjeç, dhe Andi Saliaj, 19 vjeç, ky i fundit njëkohësisht edhe një prej personave të plagosur gjatë konfliktit. Ndërkohë, Eduard Bajrami, 19 vjeç, është shpallur në kërkim. Ndaj personave të arrestuar rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e rolit të secilit prej personave të përfshirë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al sarande Vlore sherr me thika Elidon Shukulli Mario Shukulli Andi Saliaj Kamelo Aliaj Eduard Bajrami Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 88.4% Nuk e di 5.4% Vota total: 1661 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?