Lajme Zone
Sherr masiv në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr masiv në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

Një sherr masiv ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e pedonales në zonën e plazhit në Durrës.

Një sherr masiv ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e pedonales në zonën e plazhit në Durrës.

Tre persona mësohet se janë qëlluar me thikë nga dy persona të tjerë. Mësohet se dy prej të plagosurve, të moshës 18 dhe 20-vjeçare, kanë përfunduar me dëmtime të shumta në spitalin e Durrësit, ndërsa i treti ka marrë lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për asistencë mjekësore.

Sipas policisë, të dëmtuar mbeten shtetasit F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se tre të rinjtë janë përfshirë në një sherr çasti me shtetasit L.Ç., 19 vjeç dhe një 15-vjeçar. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve të dyshuar. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Durrëssherr