Lajme Zone
Sherr masiv në Tiranë, dëshmitarët: Dy grupe u përleshën jashtë një lokali!
BotëJOQ Albania

Sherr masiv në Tiranë, dëshmitarët: Dy grupe u përleshën jashtë një lokali!

Një konflikt i përmasave të mëdha raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë, ku disa qytetarë i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një përplasje të dhunshme mes dy grupeve pranë lokalit "Don".

Një konflikt i përmasave të mëdha raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë, ku disa qytetarë i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një përplasje të dhunshme mes dy grupeve pranë lokalit "Don".

Sipas dëshmive të mbërritura në redaksi, konflikti nisi pas një debati për parkimin e një automjeti. Qytetarët pretendojnë se disa persona i kërkuan grupit tjetër të largonte makinën, duke u thënë se nuk lejohej të parkonin në atë vend. Debati verbal, sipas tyre, degradoi shumë shpejt në një sherr masiv.

Dëshmitarët thonë se në përplasje janë përfshirë mbi 30 persona, të cilët, sipas tyre, janë goditur me shkopinj, leva hekuri, thika dhe sende të tjera të forta. Ata pretendojnë gjithashtu se gjatë konfliktit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

"Unë kam dëgjuar armë, jam i sigurt. Sherri u shpërnda më pas rreth 100 metra më tutje dhe situata u bë edhe më e rëndë. Nuk guxoja të dilja nga banesa për të parë çfarë po ndodhte", shprehet një prej dëshmitarëve.

Sipas tij, nga përplasja janë dëmtuar edhe disa automjete dhe ambientet e lokalit pranë të cilit nisi konflikti. Sipas dëshmitarit, gjatë konfliktit personat e përfshirë janë goditur me shkopinj, leva hekuri, thika dhe sende të tjera të forta.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje nga zona ku shihen automjete të shumta të Policisë së Shtetit dhe dhjetëra persona të grumbulluar në vendngjarje. Megjithatë, nga materialet e siguruara nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur nëse ka pasur të shtëna me armë apo dëmtimet e pretenduara.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen. JOQ Albania do ta përditësojë lajmin sapo autoritetet të publikojnë informacion zyrtar ose të dalin detaje të reja për këtë incident. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)