Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shënohen tensionet e para/ Disa të rinj hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me ujë me presion


Protestuesit dogjën disa kosha pra Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu kanë hedhur edhe gurë në drejtim të policisë.

Protestuesit dogjën disa kosha pra Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu kanë hedhur edhe gurë në drejtim të policisë. Ndaj protestuesve është hedhur ujë nga autoboti ujëhedhës. Nga policia është bërë thirrje që qytetarët të distancohen nga aktet e dhunës. Mijëra të rinj, qytetarë kanë dalë në protestën e paralajmëruar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit i kanë vënë flakën disa koshave. Ndërsa janë ndezur edhe tymuese. Forca policie janë vendosur në gatishmëri pranë Ministrisë së Arsimit, së bashku me autobotin e ujit. Në protestë ka pasur edhe momente tensioni, pasi studentët nuk kanë pranuar deputetë të PD që t’i bashkohen revoltës së tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb