Ministria e Ekonomisë duket të jetë ndër më të dëmtuarat nga sulmet e protestuesve gjatë së mërkurës që prekën 8 institucione. Në momentin që protestuesit mësynë brenda saj, morën mobiliet që u dolën përpara duke i hedhur pirg në hyrje, aty ku kanë mbetur ende, tregojnë pamjet e Report Tv mëngjesin e sotëm. Xhamat e dritareve janë thyer, kangjellat e tyre të shtrembëruara e deri edhe grilat janë hequr prej protestuesve, një pjesë e mirë e të cilëve ishin të maskuar. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme në Tiranë, BE: Dhuna nuk ka vend në demokraci! Dënojmë me forcë përshkallëzimin shkatërrimin e pronës publike e private! Dyert janë shkelmuar e copëtuar, në tokë shihen copa të panumërta gurësh e pllakash që protestuesit i hidhnin si breshëri drejt godinës. Dyshemeja është mbuluar edhe nga dheu i vazove të rrëzuara në tokë, ndërsa në zyra pajisjet si fotokopjet e kompjuterët janë shkatërruar. Edhe një ashensor shihet të jetë dëmtuar dhe nxjerrë nga përdorimi. Lajmi kryesor: Tirana pas kaosit, gjurmët e natës së trazirave së protestuesve! Kryeqyteti ‘i gjymtuar’ nga dhuna, pasojat e shkatërrimit duken në rrugë e biznese (VIDEO) P.J/Shqiptarja.com TAG: ministria e ekonomise protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
13 Tetor, 19:28
A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 22.9% Jo 73.9% Disi 3.2% Vota total: 2961 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?
