Lajme Zone
Shembet rruga Skrapar-Berat, mungesa e sinjalistikës rrezik serioz
Të tjeraJOQ Albania

Shembet rruga Skrapar-Berat, mungesa e sinjalistikës rrezik serioz

Një situatë e rrezikshme është konstatuar në rrugën Skrapar–Berat, ku një pjesë e rrugës është shembur duke krijuar një gropë të madhe pa asnjë sinjalizim paraprak.

Një situatë e rrezikshme është konstatuar në rrugën Skrapar–Berat, ku një pjesë e rrugës është shembur duke krijuar një gropë të madhe pa asnjë sinjalizim paraprak.

Sipas raportimeve, gropa ndodhet menjëherë pas një kthese, duke e bërë të vështirë dallimin në kohë nga drejtuesit e automjeteve.

Mungesa e sinjalistikës e shton ndjeshëm rrezikun për aksidente, veçanërisht për automjetet që lëvizin me shpejtësi. Një drejtues që nuk e vëren në kohë dëmtimin mund të përfjë direkt në gropë.

Apelohet për ndërhyrje sa më të shpejtë nga autoritetet përgjegjëse për vendosjen e sinjalistikës dhe sigurimin e zonës, për të shmangur aksidente të mundshme.