Lajme Zone
Shembet "oxhaku i zanave" në Kapadokia/ Dy viktima dhe një i plagosur
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shembet "oxhaku i zanave" në Kapadokia/ Dy viktima dhe një i plagosur

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e së enjte...

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e së enjtes në Kapadokia të Turqisë, ku një nga formacionet karakteristike shkëmbore, të njohura si “oxhaqet e zanave”, është shembur pranë hyrjes së Muzeut të Hapur të Goremes.

Nga shembja kanë humbur jetën dy persona, një tjetër ka mbetur i plagosur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në vendngjarje. Në zonë janë dërguar ekipe të shumta shpëtimi dhe ambulanca, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Shkaqet e sakta të shembjes nuk janë përcaktuar ende. Megjithatë, dyshohet se reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e pafavorshme atmosferike të orëve të fundit mund të kenë ndikuar në shembjen e formacionit shkëmbor. Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara turistike të Turqisë, në një ditë kur pritej një numër i lartë vizitorësh. Data 29 tetor është festë kombëtare në Turqi, pasi shënon përvjetorin e shpalljes së Republikës Turke.

Shumë qytetarë kishin zgjedhur ta kalonin ditën e pushimit në Kapadokia, ndërsa Muzeu i Hapur i Göremes është një nga atraksionet më të njohura të rajonit. Kushtet e këqija atmosferike në zonën e Nev?ehirit, me reshje shiu dhe erëra të forta, kanë detyruar autoritetet të anulojnë fluturimet me balona për ditën e enjte, 29 tetor.

Sipas autoriteteve turke, janë anuluar edhe fluturimet e planifikuara për të premten, më 30 tetor, pas vlerësimit të parashikimeve meteorologjike nga autoritetet lokale të aviacionit civil. Fluturimet me balona janë ndër aktivitetet më të njohura turistike në Kapadokia dhe zhvillohen mesatarisht rreth 220 ditë në vit. Ato lejohen vetëm kur kushtet atmosferike konsiderohen të sigurta.

“Oxhaqet e zanave” janë formuar gjatë mijëra viteve nga erozioni i shkëmbinjve vullkanikë. Rajoni i Göremes është gjithashtu i njohur për kishat dhe manastiret e gdhendura në shkëmbinj dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.