Lajme Zone
Shembet kanali vaditës në fshatin Kuqan, bllokohet aksi Elbasan-Cërrik. Punohet për hapjen e rrugës
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shembet kanali vaditës në fshatin Kuqan, bllokohet aksi Elbasan-Cërrik. Punohet për hapjen e rrugës

Qarkullimi i automjeteve në aksin nacional Elbasan-Cërrik është bllokuar këtë të shtunë, si pasojë e një avarie të ndodhur në afërsi të fshatit Kuqan. Mësohet se kanali vaditës i zonës është shembur duke dalë nga shtrati, çka ka sjellë vërshimin e menjëhershëm të ujit, dheut dhe inerteve nga kodrat drejt e mbi asfalte.

Qarkullimi i automjeteve në aksin nacional Elbasan-Cërrik është bllokuar këtë të shtunë, si pasojë e një avarie të ndodhur në afërsi të fshatit Kuqan. Mësohet se kanali vaditës i zonës është shembur duke dalë nga shtrati, çka ka sjellë vërshimin e menjëhershëm të ujit, dheut dhe inerteve nga kodrat drejt e mbi asfalte. Për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës, autoritetet kanë ndërhyrë duke ndërprerë menjëherë furnizimin me ujë. Ngjarja ka krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e mjeteve. Shoferët që udhëtojnë nga Elbasani me destinacion Cërrikun apo zonën e Llixhave, po detyrohen të kthehen mbrapsht sapo mbërrijnë te pika e bllokuar. Për të mbërritur në destinacion, mjetet detyrohen të ndjekin rrugën alternative përmes fshatit Jagodinë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipet e Bashkisë Elbasan dhe kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit. Me ndihmën e fadromave dhe mjeteve të tjera të rënda, punonjësit po punojnë për largimin e dheut e inerteve.