Lajme Zone
Shehaj vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA, Sekretariati i Etikës në Kuvend shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin me 60 ditë të deputetit! Mazhoranca kërkon edhe referim në SPAK
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Shehaj vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA, Sekretariati i Etikës në Kuvend shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin me 60 ditë të deputetit! Mazhoranca kërkon edhe referim në SPAK

Partia Socialiste kërkoi dje përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi për Agron Shehajn, pasi vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA dhe iku me vrap. Përveç përjashtimit, PS kërkon edhe referimin e çështjes në SPAK. Vendimi për kërkesën e mazhorancës do të merret sot në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, që pritet të nisë në orën 09:30. Në kërkesën për përjashtimin e Shehajt, PS thotë se “Këshillta

Partia Socialiste kërkoi dje përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi për Agron Shehajn, pasi vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA dhe iku me vrap. Përveç përjashtimit, PS kërkon edhe referimin e çështjes në SPAK. Vendimi për kërkesën e mazhorancës do të merret sot në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, që pritet të nisë në orën 09:30. Në kërkesën për përjashtimin e Shehajt, PS thotë se “Këshilltarja e ndoqi deputetin dhe në përpjekje për ta ndaluar dhe ta rimarrë dokumentin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda, siç vërtetohet dhe nga pamjet video bashkangjitur kësaj kërkese.” LEXO edhe...Kreu i Partisë Mundësia vodhi marrëveshjen sekrete Shqipëri-SHBA, reagon Braçe: Agron Shehaj kreu krim dhe ushtroi dhunë ndaj një nëpunëseje publike PS thotë se Shehaj ka kryer përvetësim të informacionit të klasifikuar dhe ka cenuar sigurinë kombëtare. Ata kërkojnë referimin në SPAK duke thënë se Shehaj ka kryer veprat penale si më poshtë: (i) përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj; (ii)vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes; (iii) grabitja sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante; (iv) pengimi i detyrës së funksionarit publik sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës; (v) dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cënon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë, të paidentifikuar nga ne, por që duhet të hetohen nga prokurorët. lajm në përditësim... K.M/ReportTv.al agron shehaj PS Partia Mundësia Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.3% Nuk e di 6.8% Vota total: 6196 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?