Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Shehaj vjedh marrëveshjen sekrete me SHBA dhe ikën me vrap! PS kërkon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi: Të referohet edhe në SPAK (VIDEO)


Pasi kreu i Kuvendit kishte njoftuar deputetët se mund ta lexonin marrëveshjen me SHBA-të në sallën ‘Bogdani’ pasi është dokument sekret, ka ndodhur një rast i paprecedentë. Agron Shehaj e ka marrë marrëveshjen dhe ka vrapuar jashtë ambienteve të parlamentit. Nga pas e ndoqi një këshilltare, e cila është rrëzuar nga shkallët dhe ka pësuar dëmtime.

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka arritur që të vjedhë nga Kuvendi një dokument sekret, marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA e cila u fut në rend ditën e sotme me urgjencë. Në këto pamje të siguruara nga Report Tv, dallohet fare qartë momenti kur pasi Shehaj ka marrë dokumentin në duar është larguar me vrap nga salla e Kuvendit, ndonëse këshilltarja e ndjek nga pas me vrap dhe dëgjohet t’i thotë të ndalojë. Marrëveshja përmes së cilës Shqipëria do të marrë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake përmban informacion të klasifikuar dhe për këtë arsye që në nisje të seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u bëri me dije ligjvënësve se duhej të firmosin deklaratë konfidencialiteti dhe ta lexonin atë brenda ambienteve të Kuvendit. Por, Shehaj e vodhi deklaratën dhe e nxori jashtë sallës ku duhej ta lexonte materialin e klasifikuar, ndonëse kjo përbën shkelje të legjislacionit për informacionin e klasifikuar. Vetë Shehaj pretendoi se dokumenti i takonte atij. LEXO EDHE:Jakin Marena: Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’ “Marrëveshjen e dorëzova sërish aty ku e mora. Marrëveshja nuk ka dalë nga Kuvendi i Shqipërisë. E mora sepse më takonte", tha Shehaj. Por pavarësisht se deputeti thotë që ia ktheu dokumentin Kuvendit, Partia Socialiste kërkon ndëshkim shembullor për kreun e “Mundësia”. Grupi parlamentar socialist ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendit të Shehajt, për veprimet të rënda dhe të përsëritura, që këtë herë rrezikuan edhe sigurinë e punonjëses së parlamentit. Në kërkesën e grupit të PS, të cilën Report Tv e disponon, thuhet se këshilltarja që ndoqi Shehaj me vrap nga pas është rrëzuar nga shkallët dhe ka pësuar lëndime. “Këshilltarja e ndoqi deputetin dhe në përpjekje për ta ndaluar dhe ta rimarrë dokumentin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda. Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive ka vënë në rrezik këshilltaren e cila është gjendur e pambrojtur përballë kësaj sjellje të dhunshme dhe të papranueshme”, thuhet në kërkesë. Por jo vetëm përjashtim. Socialistët thonë se sjellja e deputetit duke marrë më forcë dhe duke nxjerr jashtë sallës dokumentin e klasifikuar sekret përbën shkelje të rëndë të legjislacionit dhe për këtë duhet të paditet në SPAK. Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë sipas tyre Shehajn për 5 vepra penale, si përvetësim i paligjshëm i informacionit të klasifikuar, vjedhje, grabitje, pengim i detyrës së funksionarit dhe cenim i sigurisë kombëtare. Më herët vetë shefi i grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaroi se Agron Shehaj duhej arrestuar në flagrancë. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:19 Shehaj vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA dhe iku me vrap, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi dhe referim në SPAK Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi për Agron Shehajn, pasi vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA dhe iku me vrap. Përveç përjashtimit, PS kërkon edhe referimin e çështjes në SPAK.Në kërkesën për përjashtimin e Shehajt, PS thotë se “Këshilltarja e ndoqi deputetin dhe në përpjekje për ta ndaluar dhe ta rimarrë dokumentin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda, siç vërtetohet dhe nga pamjet video bashkangjitur kësaj kërkese.”PS thotë se Shehaj ka kryer përvetësim të informacionit të klasifikuar dhe ka cenuar sigurinë kombëtare. Ata kërkojnë referimin në SPAK duke thënë se Shehaj ka kryer veprat penale si më poshtë:(i) përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj;(ii)vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes;(iii) grabitja sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante;(iv) pengimi i detyrës së funksionarit publik sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës;(v) dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cënon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë, të paidentifikuar nga ne, por që duhet të hetohen nga prokurorët.Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë... SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 12:32 Agron Shehaj iku me vrap me marrëveshjen e konfidencialitetit në dorë, Balla: Duhet të arrestohet, hajduti i të dhënave ka nisur të vjedhë dokumentet e Kuvendit Taulant Balla ka reaguar për gjestin e Agron Shehajt i cili mori marrëveshjen e konfidencialitetit për huanë 302 mln dollarëshe nga SHBA. Sipas Ballës, Shehaj duhet të arrestohet. Ai e quan “hajdut të të dhënave personale” që tani vjedh edhe dokumente të Kuvendit.“Agron Shehaj duhet arrestuar në flagrancë për shkelje të të ligjit. Hajduti i të dhënave personale të shqiptarëve tani ka nisur të vjedhë edhe dokumentet e Kuvendit. Kur mungojnë argumentet, mbeten vetëm vjedhja e dokumenteve të klasifikuara dhe dëshpërimi. Agresioni ndaj një punonjëseje të administratës është gjithashtu një vepër penale”, shkruan Balla. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/K.M/Shqiptarja.com TAG: spak PS kuvend 27 korrik 2026 agron shehaj SHBA Komento Komente velo: 27/07/2026 17:15 Kapeni hajdutin....ky fëlliqësirë është turpi i parlamentit... Përgjigju Kryeplaku: 27/07/2026 14:41 Ne kete nivel jane te 140 deputetet, vetem nga gjatesia dhe trashesia ndryshojne. Te perfsh ne kete situate ku me doren tende te votosh per kete kategori njerezish, atehere nuk ta ka fajin njeri. Thjesht vuaj pasojat.

Perverseve te partive politike tani i ka mbetur t'ia fusin njeri tjetrit, sepse populli i mori pasaportat evropiane.

Shkerdheni grate e njeri tjetrit tani. Bythqima. Përgjigju budalli lart: 27/07/2026 13:59 Kur s' ka asgje per tu shqetesuar, pse keni frike ju? pocaqi kuvend me 140 bajloze hajduter! Përgjigju lilo: 27/07/2026 13:58 Përse habiteni ky plerë ka lindur hajdut. Përgjigju redi: 27/07/2026 13:32 Dge i vjen keq Shehajt pse e quajne budalla.Por keto veprime vetem nje anornal i kryen Po cuat padine ne Soak perseri Shehaj do dali nga burgu se nuk e kap ligji.Eshte konplet i rrjedhu nga trute Përgjigju Sula: 27/07/2026 12:59 Agron Shehaj nenjte si ish zevendeskryeministri ne armati ne zvicer te dy te hane mbrapa kraheve jane skutha ose uritha Përgjigju ilirjan: 27/07/2026 12:46 Sa turp! A eshte i ndergjegjshem ky person se ku ndodhet e cfare ben? C'èshte ky nivel?! Përgjigju Sula: 27/07/2026 11:52 Skuthi hileqari matrapazxhiu ashtu ngelet gjithmone nuk me pelqen ky person eshte shume negative Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.4% Jo 29.7% Nuk e di 6.9% Vota total: 5617 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?