Lajme Zone
"Shefi i Komisariatit nr.4 dhunon pa arsye qytetarin"/ Këlliçi publikon denoncimin
PolitikëCNA

"Shefi i Komisariatit nr.4 dhunon pa arsye qytetarin"/ Këlliçi publikon denoncimin

Foto e publikuar nga Këlliçi bashkangjitur postimit Nënkryetari i PD-së, Belind Këliçi ka ndarë një denoncim në rrjetet e tij sociale, të një qytetari që thotë se është dhunuar nga shefi i Komisariatit nr.4, Florenc Sulçe. Qytetari shprehet se ngjarja ka ndodhur më 21 tetor, në bulevardin mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Ekonomisë. Ai shton më tej se kur nxori telefonin të filmonte di

Foto e publikuar nga Këlliçi bashkangjitur postimit Nënkryetari i PD-së, Belind Këliçi ka ndarë një denoncim në rrjetet e tij sociale, të një qytetari që thotë se është dhunuar nga shefi i Komisariatit nr.4, Florenc Sulçe.

Qytetari shprehet se ngjarja ka ndodhur më 21 tetor, në bulevardin mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Ai shton më tej se kur nxori telefonin të filmonte disa civilë që kishin ndaluar një adoleshent të cilin po e merrnin në pyetje, ndërsa dukej i frikësuar.

Qytetari shprehet se një punonjës policie pa kapelle i është afruar dhe ka urdhëruar të tjerët ti marrin telefonin dhe ka nisur ta godasë. Personi në fjalë sipas denoncimit ishte kreu i Komisariatit nr.4, Florenc Sulçe.

Postimi i plotë:

Ndiqni denoncimin e një qytetari të Tiranës, i cili pak ditë më parë pretendon se është dhunuar fizikisht nga shefi i Komisariatit Nr. 4, Tiranë, Florenc Sulçe. Përshëndetje!

Ditën e mërkurë, më datë 21 tetor, po kaloja i vetëm në bulevard, midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Ekonomisë. Në krahun tim kaluan tre adoleshentë dhe shikoj se një person i veshur me të zeza dhe me kapuç kapi njërin dhe po e kërcënonte se “Nga po ikën? Çfarë ke vjedhur?”. Adoleshenti dukej i frikësuar dhe i thoshte: “Po, po”, po i thoshte po ik rrugës.

Në këtë moment nxora telefonin, por ngjitur me civilin ishin edhe dy punonjës policie, njëri nuk kishte mbante kapele dhe më bërtasin pse po fotografon. U them se është e paligjshme.

Punonjësi pa kapele u thotë “merrjani telefonin dhe thyejani!”. U them “çfarë keni?”. Urdhëron tërhiqeni zvarrë, ku ndërhyn vetë, duke më goditur nga kurrizi, gjatë rrugës midis Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Bujqësisë, ku kishte forca të shumta policore.

Punonjësi pa kapele paska qenë shefi i Komisariatit Nr. 4, Florenc Sulçe, i cili dha urdhrin për shoqërimin.

Më e keqja ndodhi kur i thashë se po gabon që po godet një ish-kolegun tuaj, ai e shtoi dozën e goditjeve dhe sharjeve duke thënë do ua thyejmë kockat dhe fjalor rrugaçi, fjalor që më vjen turp ta mendoj jo më ti thuash një qytetari që të jep rrogën.

Kur më kaluan nga makina e policisë në një makinë private dhe civilë me kapuçë në kokë, dhe jo në drejtim të komisariatit, që më thanë mendoja se ku po më çonin.

Rrugës dhe në komisariat u ndërgjegjësuan se nuk kanë të bëjnë me një qytetar problematiK. Përfva me një deklarim te Inspektori i Rendit.

(Nga ora 19:30 deri rreth orës 23:00, në terror fizik dhe psikologjik, për një qytetar pa bërë asnjë gjë të paligjshme).

Punonjësi që më goditi më së shumti, që shau, ofendoi, ushtroi presion psikologjik dhe dhunë fizike, është ky në rreth të cilin e gjeta pas interesimit në ditët në vazhdim.

Telefonin ma morën dhe ma kthyen kur më lanë të lirë. Videoja ëshë shlyer por që rikuperohet.

Vendi që më kanë shoqëruar dhe goditur është nën vëzhgimin e kamerave të ministrive ku kishte kalimtar me gishta dore. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.