Lajme Zone
SHBA-të largojnë të gjithë bombarduesit nga baza RAF Fairford
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA-të largojnë të gjithë bombarduesit nga baza RAF Fairford

SHBA-të kanë tërhequr të gjithë bombarduesit e tyre nga RA...

SHBA-të kanë tërhequr të gjithë bombarduesit e tyre nga RAF Fairford, baza ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar pas një incidenti që po hetohet nga policia kundër terrorizmit.

Një deklaratë nga një zyrtar i Pentagonit konfirmoi se SHBA kishte larguar bombarduesit e saj nga baza dhe i kishte kthyer në stacionet e saj në Amerikë.

SHBA-të nuk dhanë një arsye për tërheqjen, por kjo vjen pas një incidenti të madh më 27 shtator kur policia u njoftua për tre automjete të dyshimta pranë bazës ajrore.

Pesë persona u arrestuan fillimisht nën dyshimin për vepra terroriste pranë bazës dhe më pas u liruan me kusht. Po ashtu më pas u arrestua dhe një tjetër person i cili gjithashtu u lirua me kusht.

Burime nga Whitehall nuk e kanë kundërshtuar vendimin e Uashingtonit si përgjigje ndaj incidentit në bazën ajrore në Gloucestershire.

Sipas BBC ky ishte një vendim ushtarak dhe jo politik, i marrë në nivel operacional dhe i komunikuar nga ushtria amerikane te homologët e saj britanikë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.