Autoriteti amerikan i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ka publikuar listën e 23 vendeve, shtetasit e të cilave mund të përfitojnë nga programi Global Entry, i krijuar për të përshpejtuar procedurat e kontrollit në hyrje të Shteteve të Bashkuara. Udhëtarët e miratuar në program mund të shmangin radhët e zakonshme të emigracionit dhe të përdorin kioska të automatizuara, ku deklarojnë të dhënat doganore dhe marrin lejen për të vijuar procedurat e hyrjes në SHBA.
Në listën e vendeve të përfshira janë Argjentina, Australia, Bahreini, Brazili, Kanadaja përmes programit NEXUS, Kolumbia, Kosta Rika, Kroacia, Republika Dominikane, El Salvadori, Gjermania, India, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Meksika, Holanda, Panamaja, Singapori, Zvicra, Tajvani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar.
Sipas CBP, SHBA ka krijuar marrëveshje dypalëshe me këto vende për të lehtësuar dhe përshpejtuar udhëtimet drejt territorit amerikan.
Shqipëria nuk figuron në listën e 23 vendeve që aktualisht janë pjesë e këtyre marrëveshjeve. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

