Lajme Zone
Angli/ Katër 17-vjeçarë shqiptarë të zhdukur gjatë këtyre viteve, kërkohet ndihma e publikut për gjetjen e tyre
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Angli/ Katër 17-vjeçarë shqiptarë të zhdukur gjatë këtyre viteve, kërkohet ndihma e publikut për gjetjen e tyre

Sipas një raporti të BBC të Dhjetorit 2022, “deri në 20 % e fëmijëve emigrantë shqiptarë që u vendosën pranë një këshilli lokal në Angli, në vitin 2022 janë klasifikuar si të zhdukur.”

Katër të rinj shqiptarë rezultojnë të zhdukur përgjatë këtyre viteve në Angli, ndërkohë që shërbimet sociale i kanë kërkuar ndihmë publikut për gjetjen e vendndodhjes së tyre. Sipas të dhënave të publikuara nga organizata “Missing People” (Njerëz të Humbur), të cilave u referohet gazetari Muhamed Veliu njëri prej tyre kërkohet që prej vitit 2018. LEXO edhe...Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI) Ai është Bledar Ismailaj, i cili në kohën e “zhdukjes” ishte 17 vjeç dhe jetonte në zonën e Kings Lynn, Norfolk. Ervis Ndreca 17 vjeç, është një tjetër i ri që kërkohet pasi është larguar nga shërbimet sociale në Hove, East Sussex prej datës 14/07/2022. Nga zona Sussex është shpallur si i “zhdukur” Akil Dervishi edhe ky i moshës 17 vjeç, i parë për herë të fundit në 04/05/2022. Po ashtu kërkohet ndihma e publikut edhe për gjetjen e 17-vjeçarit Denis Haliaj, i cili pasi kishte mbërritur në Angli ishte akomoduar në Manchester. Kontakti i fundit me Denisin ishte në 15/08/2021. Sipas një raporti të BBC të Dhjetorit 2022, “deri në 20 % e fëmijëve emigrantë shqiptarë që u vendosën pranë një këshilli lokal në Angli, në vitin 2022 janë klasifikuar si të zhdukur.” Këshilli rajonal i Kentit pranoi 197 fëmijë emigrantë shqiptarë të pashoqëruar deri më 31 tetor 2022, por shifrat tregojnë se 39 prej tyre janë zhdukur. Raportet e medias britanike theksojnë se këta fëmijë të konsideruar si të zhdukur janë në risk ekstrem për t’u bërë viktimë e trafikimit njerëzor, skllavërisë moderne, shfrytëzimit për punë në ndërtim ose lavazhe makinash, si dhe shfrytëzimit kriminal në ferma kanabisi ose në rrjetet e shpërndarjes së drogës./ Top Channel R.Xh/ReportTv.al angli Bledar Ismailaj Akil Dervishi Denis Haliaj Ervis Ndreca te zhdukur Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.5% Të gabuar 88.6% Nuk e di 4.9% Vota total: 5429 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?