Lajme Zone
SHBA pezullon importet e avokados nga Meksika, alarm për sigurinë pas arrestimit të drejtuesve të krimit të organizuar
BotëTop Channel

SHBA pezullon importet e avokados nga Meksika, alarm për sigurinë pas arrestimit të drejtuesve të krimit të organizuar

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar importet e avokados nga shteti meksikan Michoacán, eksportuesi më i madh i këtij produkti drejt tregut amerikan, duke përmendur shqetësime për sigurinë.

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar importet e avokados nga shteti meksikan Michoacán, eksportuesi më i madh i këtij produkti drejt tregut amerikan, duke përmendur shqetësime për sigurinë. Lajmi u konfirmua nga Shoqata e Prodhuesve dhe Eksportuesve të Avokados në Meksikë (APEAM), e cila bëri të ditur se aktualisht nuk është lejuar asnjë dërgesë avokadosh për eksport drejt SHBA-së.

Sipas qeverisë së shtetit Michoacán, pezullimi i dërgesave është një masë parandaluese, e marrë pas arrestimit të disa drejtuesve të grupeve të krimit të organizuar që veprojnë në këtë zonë.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Meksikë njoftoi se ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saj në Michoacán për shkak të një kërcënimi ndaj interesave amerikane.

Autoritetet amerikane kryejnë kontrolle dhe inspektime në qendrat e paketimit të avokados në Meksikë përpara se produkti të eksportohet drejt Shteteve të Bashkuara.

Nuk është hera e parë që importet ndërpriten. Edhe në vitin 2024, dërgesat e avokados nga Michoacán u pezulluan përkohësisht pasi dy inspektorë amerikanë u sulmuan në këtë shtet.

Michoacán konsiderohet rajoni më i rëndësishëm i prodhimit të avokados në Meksikë dhe furnizuesi kryesor i tregut amerikan, ndaj pezullimi i importeve mund të ndikojë në zinxhirin e furnizimit dhe çmimet e produktit në SHBA. Top Channel