Lajme Zone
SHBA miraton financimin 302 milionë dollarësh për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA miraton financimin 302 milionë dollarësh për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar ratifikimin dhe nënshkrimin e huasë prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë, në kuadër të programit të Financimit Ushtarak të Huaj (FMF).

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar ratifikimin dhe nënshkrimin e huasë prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë, në kuadër të programit të Financimit Ushtarak të Huaj (FMF).

Sipas një njoftimi të publikuar nga Byroja e Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit Amerikan të Shtetit, kjo hua do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe për përmbushjen e angazhimeve të reja të mbrojtjes.

Në njoftim thuhet se financimi do të ndihmojë në blerjen e kapaciteteve kryesore me origjinë amerikane, duke forcuar aftësitë mbrojtëse të Shqipërisë dhe duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve të sigurisë në Evropë. SHBA thekson se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka qenë një partner i afërt në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Njoftimi amerikan vlerëson gjithashtu rolin e Shqipërisë si aleat i rëndësishëm në NATO dhe përmend bashkëpunimin e ngushtë mes Tiranës dhe Uashingtonit në çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Sot, Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një huaje të re prej 302 milionë dollarësh për Financimin Ushtarak të Huaj (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së angazhimit të Mbrojtjes të Hagës, për të shpenzuar 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen deri në vitin 2035.

Huaja FMF do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke mbështetur blerjen e kapaciteteve kryesore me origjinë amerikane dhe duke forcuar aftësinë e Evropës për të udhëhequr vetë mbrojtjen e saj.

Si aleat i NATO-s, Shqipëria është rreshtuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë edhe si një nga anëtarët themelues të Bordit të Paqes të Presidentit Trump. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet SHBA