Lajme Zone
SHBA/ Melania Trump çel sezonin e festave të fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, mbërrin bredhi festiv nga Wisconsin
BotëReport TV

SHBA/ Melania Trump çel sezonin e festave të fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, mbërrin bredhi festiv nga Wisconsin

Sezoni i festave ka nisur zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë. Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, mori këtë të hënë bredhin tradicional të Krishtlindjeve, duke shënuar kështu fillimin e përgatitjeve festive në rezidencën presidenciale në Washington.

Sezoni i festave ka nisur zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë. Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, mori këtë të hënë bredhin tradicional të Krishtlindjeve, duke shënuar kështu fillimin e përgatitjeve festive në rezidencën presidenciale në Washington. Bredhi, rreth 5.5 metra i lartë (18 këmbë), është një bredh i bardhë i llojit Concolor Fir, i rritur në fermën familjare “Silent Night Evergreens”, në qytetin Endeavor të shtetit Wisconsin. LEXO edhe...Ngritja, rënia dhe rikthimi i Jensen Huangut, themeluesit të Nvidia-s Pema mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me një karrocë të tërhequr nga kuajt, ndërsa Melania Trump priti në hyrjen veriore të rezidencës presidenciale. E veshur me një pallto me kuadrate të kuqe, Zonja e Parë pozoi pranë bredhit. “Është një pemë e bukur. Jam mirënjohëse për familjen dhe shëndetin, dhe i uroj të gjithëve Krishtlindje të gëzuara”, u shpreh Melania për gazetarët. Sipas raportimeve të mediave amerikane, përzgjedhja e pemës nuk është rastësore. Ferma “Silent Night Evergreens” fitoi konkursin kombëtar të Shoqatës Kombëtare të Pemëve të Krishtlindjeve për vitin 2026. Pema do të vendoset në Dhomën Blu (Blue Room), një nga ambientet më simbolike të Shtëpisë së Bardhë, ku do të qëndrojë gjatë gjithë periudhës festive. Ky është një moment tradicional që përsëritet çdo vit dhe shënon nisjen e dekorimit të rezidencës presidenciale për Krishtlindje. Xh.K/ReportTv.al melania trump SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.1% Protesta 22.9% Asnjëra 6% Vota total: 2576 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?