Lajme Zone
SHBA i mohoi vizën për të qenë në Botëror, Omar Artan hyn në histori! I pari jo evropian i cili arbitron Superkupën e Evropës
SportReport TV

SHBA i mohoi vizën për të qenë në Botëror, Omar Artan hyn në histori! I pari jo evropian i cili arbitron Superkupën e Evropës

Omar Artan do të jetë arbitri i parë në histori jo evropian që do të gjykojë një ndeshje të Superkupës së Evropës.

UEFA ka mbajtur premtimin dhe ka vendosur 34-vjeçarin nga Somalia si arbitër të ndeshjes së rëndësishme mes Paris SG dhe Aston Villa-s, që do të luhet të enjten në stadiumin e Salzburg në Austri. Omar Artan ishte përcaktuar të ishte arbitër në Botëror, por u përjashtua pasi nuk u lejua të futej në SHBA edhe pse u mor për 9 orë në pyetje. Çështja e tij bëri bujë në Botëror, ndërsa vetë arbitri u prek shumë nga ngjarja që kishte sfond politik, për shkak të procedurave që ndiqen nga SHBA ndaj këtyre vendeve. Në atë rast FIFA ishte e pafuqishme për të ndërhyrë, ndërsa UEFA i premtoi arbitrit se do ti jepte mundësinë të gjykonte një ndeshje të madhe. LEXO edhe...Tërmeti 7.4 ballë goditi Kolumbinë, numri i viktimave shkon në 132! Mbi 500 të plagosur dhe 2 mijë të zhdukur Ne.k./ReportTv.al uefa FIFA omar artan Boterori 2026 SHBA superkupa e evropes Paris SG aston villa Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.4% Jo 48.2% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 2075 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?