Lajme Zone
SHBA godet një cisternë që tentoi të thyente bllokadën detare të Iranit, ekuipazhi injoroi disa paralajmërime
Të tjeraTop Channel

SHBA godet një cisternë që tentoi të thyente bllokadën detare të Iranit, ekuipazhi injoroi disa paralajmërime

Forcat amerikane neutralizuan një cisternë nafte që, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), u përpoq të thyente bllokadën detare amerikane ndaj Iranit.

Forcat amerikane neutralizuan një cisternë nafte që, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), u përpoq të thyente bllokadën detare amerikane ndaj Iranit. Sipas CENTCOM, cisterna M/T Lavine u neutralizua në Gjirin e Omanit pasi tentoi të shkelte bllokadën të paktën katër herë.

Zëdhënësi i CENTCOM, Tim Hawkins, deklaroi për Associated Press se ekuipazhi i anijes ishte paralajmëruar vazhdimisht, por nuk iu bind urdhrave të forcave amerikane.

“Ekuipazhi u paralajmërua vazhdimisht, ata nuk iu bindën urdhrit dhe forcat amerikane neutralizuan anijen, duke goditur dhomën e motorit të saj”, tha Hawkins.

Ai nuk konfirmoi raportimet e mediave iraniane, sipas të cilave dy persona humbën jetën gjatë sulmit. Top Channel