Lajme Zone
SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake në Iran, raportohen tre të vrarë! Jordania rrëzon pesë raketa iraniane
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake në Iran, raportohen tre të vrarë! Jordania rrëzon pesë raketa iraniane

Sipas deklaratës së SHBA-ve, sulmet kanë shënjestruar qendra komanduese ushtarake, baza raketash dhe dronësh, sisteme vëzhgimi, mbrojtjeje bregdetare dhe kapacitete detare të Iranit.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se ka goditur dhjetëra objektiva të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, në përgjigje të sulmeve me raketa balistike të ndërmarra një ditë më parë ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Sipas deklaratës së CENTCOM, sulmet kanë shënjestruar qendra komanduese ushtarake, baza raketash dhe dronësh, sisteme vëzhgimi, mbrojtjeje bregdetare dhe kapacitete detare të Iranit. "Objektivi i operacionit ishte reduktimi i kërcënimeve që paraqesin Irani dhe grupet e lidhura me të ndaj forcave amerikane, lundrimit tregtar dhe vendeve të Gjirit", thuhet në deklaratë. CENTCOM shton se më 28 korrik forcat iraniane lëshuan disa raketa balistike ndaj bazave amerikane në rajon, por të gjitha u interceptuan me sukses. Aktualisht, mbi 50 mijë ushtarë amerikanë ndodhen të dislokuar në Lindjen e Mesme dhe mbeten në gatishmëri të plotë. LEXO EDHE:Si po i ndryshon lufta në Iran dinamikat e sigurisë në Lindjen e Mesme Ndërkohë, mediat iraniane raportojnë se bombardimet amerikane kanë shkaktuar tre viktima civile në ishullin Qeshm. Sipas agjencisë Fars, mes të vrarëve janë një burrë, bashkëshortja e tij dhe djali i tyre dyvjeçar, ndërsa dy fëmijë të tjerë mbetën të plagosur pas goditjes së një banese në zonën Chah Tangu. Në të njëjtën kohë, ushtria jordaneze bëri të ditur se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar pesë raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Mbretërisë në orët e para të mëngjesit. Sipas autoriteteve, raketat u identifikuan dhe u shkatërruan sipas planeve të mbrojtjes ajrore, pa shkaktuar viktima apo dëme. K.M/Shqiptarja.com TAG: lufta në Iran iran SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9214 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?