Lajme Zone
Shahu bashkon tre qytetet e Liqenit të Ohrit në një kampionat ndërkufitar
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shahu bashkon tre qytetet e Liqenit të Ohrit në një kampionat ndërkufitar

Për herë të parë, sportistë të të gjitha grupmoshave nga Pogradeci, Ohri dhe Struga u bënë pjesë e një kampionati të përbashkët shahu, të organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shahut. Ky format sportiv solli së bashku tre qytetet që shtrihen rreth Liqenit të Ohrit, duke shënuar një risi në bashkëpunimin ndërkufitar përmes sportit.

Për herë të parë, sportistë të të gjitha grupmoshave nga Pogradeci, Ohri dhe Struga u bënë pjesë e një kampionati të përbashkët shahu, të organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shahut. Ky format sportiv solli së bashku tre qytetet që shtrihen rreth Liqenit të Ohrit, duke shënuar një risi në bashkëpunimin ndërkufitar përmes sportit. Aktiviteti synon të kthehet në një traditë të përvitshme, me organizimin që do të zhvillohet me radhë në secilin prej tre qyteteve, duke promovuar jo vetëm sportin e shahut, por edhe bashkëpunimin dhe miqësinë mes komuniteteve. Pjesëmarrësit u shprehën entuziastë për këtë format të ri ndërkufitar, duke vlerësuar mundësinë për të garuar me sportistë nga vendet fqinje. Ata theksuan se shahu është një sport që zhvillon logjikën, strategjinë dhe durimin, ndërsa sugjeruan që të përqafohet edhe më shumë, veçanërisht nga të rinjtë. Në përfundim të kampionatit, vendin e parë e fitoi skuadra e Strugës, e cila triumfoi ndaj ekipeve të Pogradecit dhe Ohrit. Ky ishte edicioni i parë i kampionatit ndërliqenor të shahut që bashkoi tre qytetet e Liqenit të Ohrit. Edicionet e ardhshme pritet të zhvillohen fillimisht në Ohër dhe më pas në Strugë, duke forcuar më tej këtë traditë të re sportive dhe bashkëpunimin ndërkufitar.