Ëndrra e Bashkimit Europian është ajo që e bën Shqipërinë të ndryshme nga vende të tjera që kanë përjetuar apo përjetojnë tranzicionin. Kjo ishte përgjigjja e kryeministrit Rama ndaj përfaqësuesve të Forumit Ekonomik Botëror, ku iu kërkua të bënte një përmbledhje të tranzicionit të Shqipërisë dhe të evidentonte sfidën më të madhe. Rama u shpreh se nëse nuk do të ishte ëndrra për të qenë pjesë e familjes europiane, gjërat do të kishin qenë shumë më keq krahasuar me vendet e tjera. “Unë besoj se ajo që bën diferencën është ëndrra. Njerëzit në Afganistan iu ofrua një ëndërr, por ata u tradhtuan. Në Irak, njerëzve iu tha se po bombardohemi sepse më pas ju pret një ëndërr. Por kjo nuk ndodhi. Për Mongolinë, nuk e njoh historinë në të njëjtën mënyrë, por e di se asnjë prej këtyre vendeve nuk e ka pasur ëndrrën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera të rajonit kanë kaluar nëpër trazicion sepse u është dashur të përballen me luftëra civile, etnike e fetare, dhe tani ndodhen të gjitha në fazën e zhvillimit. Por, nëse Bashkimi Europian nuk do të ishte aty si një ëndërr, gjërat do të ishin më keq se të gjithë ju”, tha Rama. LEXO EDHE:Rama hap 4 universitete, Shkodra mbetet jashtë/ Boçi: Hakmarrje politike Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: BE edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6807 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
