Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sezoni veror/ Pushuesit ‘dynden’ drejt Pogradecit në gusht, shkak çmimet e favorshme! Turistët: Na pëlqen klima e ushqimi


Klima, natyra, ushqimi por edhe çmimet e favorshme kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve në Pogradec gjatë gushtit. Strukturat akomoduese janë të rezervuara thuajse plotësisht deri në mes të shtatorit ndërsa pushuesit thonë për mikrofonin e Report Tv se janë të kënaqur nga shërbimi.

Muaji gusht ka sjellë edhe pikun e pushuesve në qytetin e Pogradecit. Kryesisht pushues nga Shqipëria e Mesme zgjedhin juglindjen për shkak të ofertës turistike. Natyra e bukur, klima e freskët, por edhe ushqimi janë ndër arsyet që i dërgojnë në Pogradec për pushime këto ditë gushti. LEXO edhe...Ambulanca përplaset me një makinë tjetër në Maliq, një i plagosur “Është freskët, është shumë mirë, kënaqemi, çmimet janë shumë të mira.” “Jemi nga Tirana, vijmë thuajse çdo vit, na pëlqen klima, çmimet janë të përballueshme”, thonë pushuesit. Shumë prej tyre janë të përvitshëm ndërsa çmimet për dhoma plazhi nisin nga 3000 lekë duke e bërë Pogradecin të përshtatshëm dhe për buxhetin familjar. Përpos turistëve vendas, numër i lartë shënohet edhe te turistët të huaj te cilët lidhen me guidat e rajonit të Ohrit. “Quhem Maike, jam nga Holanda. Ne jemi në një udhëtim me biçikleta në Maqedoni dhe kaluam një ditë përtej kufirit këtu në Pogradec. Ka shumë gjallëri, por është liqen i bukur dhe po, na pëlqen këtu. Ka njerëz shumë të mirë dhe ushqim të mirë. Nesër do të vazhdojmë të pedalojmë dhe më pas do të udhëtojmë sërish drejt Maqedonisë”, thotë turistja. Nënkryetarja e bashkisë Pogradec Entela Gusho thotë se ky është një vit i mirë për turizmin dhe se njësitë akomoduese janë të rezervuara thuajse plotësisht deri në mes të shtatorit. “Është në kulmin e frekuentimit, nga të dhënat në njësitë akomoduese, janë totalisht të rezervuara, turizmi familjar peshën kryesore, 100 mijë turistë vetëm në korrik-gusht”, thotë Gusho. Qyteti i Pogradecit viteve të fundit ka marrë një vëmendje të veçantë jo vetëm për shkak të liqenit, por edhe në fshatrat turistikë të Tushemishtit, Linit dhe zonës së Mokrës. P.J/E.H/ReportTv.al Entela Gusho sezoni turistik pogradec Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58% Shoqëria 25.1% Social media 16.8% Vota total: 2996 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?