Muaji gusht ka sjellë edhe pikun e pushuesve në qytetin e Pogradecit. Kryesisht pushues nga Shqipëria e Mesme zgjedhin juglindjen për shkak të ofertës turistike. Natyra e bukur, klima e freskët, por edhe ushqimi janë ndër arsyet që i dërgojnë në Pogradec për pushime këto ditë gushti. “Është freskët, është shumë mirë, kënaqemi, çmimet janë shumë të mira.” LEXO EDHE:Ambulanca përplaset me një makinë tjetër në Maliq, një i plagosur “Jemi nga Tirana, vijmë thuajse çdo vit, na pëlqen klima, çmimet janë të përballueshme”, thonë pushuesit. Shumë prej tyre janë të përvitshëm ndërsa çmimet për dhoma plazhi nisin nga 3000 lekë duke e bërë Pogradecin të përshtatshëm dhe për buxhetin familjar. Përpos turistëve vendas, numër i lartë shënohet edhe te turistët të huaj te cilët lidhen me guidat e rajonit të Ohrit. “Quhem Maike, jam nga Holanda. Ne jemi në një udhëtim me biçikleta në Maqedoni dhe kaluam një ditë përtej kufirit këtu në Pogradec. Ka shumë gjallëri, por është liqen i bukur dhe po, na pëlqen këtu. Ka njerëz shumë të mirë dhe ushqim të mirë. Nesër do të vazhdojmë të pedalojmë dhe më pas do të udhëtojmë sërish drejt Maqedonisë”, thotë turistja. Nënkryetarja e bashkisë Pogradec Entela Gusho thotë se ky është një vit i mirë për turizmin dhe se njësitë akomoduese janë të rezervuara thuajse plotësisht deri në mes të shtatorit. “Është në kulmin e frekuentimit, nga të dhënat në njësitë akomoduese, janë totalisht të rezervuara, turizmi familjar peshën kryesore, 100 mijë turistë vetëm në korrik-gusht”, thotë Gusho. Qyteti i Pogradecit viteve të fundit ka marrë një vëmendje të veçantë jo vetëm për shkak të liqenit, por edhe në fshatrat turistikë të Tushemishtit, Linit dhe zonës së Mokrës. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Entela Gusho sezoni turistik pogradec Korce Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58% Shoqëria 25.1% Social media 16.8% Vota total: 2996 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
