Lajme Zone
Sezoni i ri politik, Rama takim 2-ditor me ministrat në Pogradec! Në fokus të diskutimeve puna e deritanishme dhe prioritetet e ardhshme
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sezoni i ri politik, Rama takim 2-ditor me ministrat në Pogradec! Në fokus të diskutimeve puna e deritanishme dhe prioritetet e ardhshme

Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protesta të vazhdueshme prej më shumë se dy muajsh dhe me thirrjet e vazhdueshme të qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Në nisje të sezonit të ri politik kryeministri Rama pritet të mbledhë ministrat e kabinetit të tij në një takim dyditor në Pogradec Të dielën dhe të hënën mësohet se ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt. LEXO edhe...Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Rama: Vijon aksioni (VIDEO) Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore. Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri. Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protesta të vazhdueshme prej më shumë se dy muajsh dhe me thirrjet e vazhdueshme të qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Xh.K/ReportTv.al edi rama PS pogradec Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6136 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?