Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Sezoni i ri politik/ Përmbyllet pas 7 orësh takimi në Pogradec i Ramës me drejtuesit politikë: Reflektime mbi 'Besën' dhe komunikimin me qytetarin (VIDEO)


POGRADEC- Në nisje të sezonit të ri politik kryeministri Edi Rama mbledh ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim dyditor në Pogradec, sot dhe nesër. Takimet mbahen në ambientet e të jashtme të vilës qeveritare buzë liqenit. Pas përfundimit të ditës së parë të 'maratonës' së takimeve, Rama bëri një përmbledhje mbi diskutimet. LEXO edhe...Takimi në Pogradec, Rama: Refle

POGRADEC- Në nisje të sezonit të ri politik kryeministri Edi Rama mbledh ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim dyditor në Pogradec, sot dhe nesër. Takimet mbahen në ambientet e të jashtme të vilës qeveritare buzë liqenit. Pas përfundimit të ditës së parë të 'maratonës' së takimeve, Rama bëri një përmbledhje mbi diskutimet. LEXO edhe...Takimi në Pogradec, Rama: Reflektim për sezonin e ri politik, ‘Besën’ dhe ‘Pasqyrë Albania’, ekosistemin e komunikimit me qytetarin (VIDEO) "Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik, kemi diskutuar për “Besën”, kemi diskutuar për praninë besnike; kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin; kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, tha Rama. Këtë të diel, takimi nisi prej orës 11:30 dhe përfi në 18:10 ku të pranishëm ishin 12 drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët raportuan mbi situatën në zonën që mbulojnë, si edhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Për “Besën”, dokumentin strategjik që Rama e ka prezantuar si kthesën e mandatit të katërt, si edhe “Prania Besnike” dorëzuar grupit parlamentar socialit në fund të korrikut, burime bëjnë me dije se secili drejtues qarku ka folur se si e ka kuptuar, si edhe janë pyetur për përmirësimet e mundshme të dokumentit dhe si mund të bëhet më mirë qeverisja. Më pas, Rama ka folur për rolin që duhet të marrë gjithsecili ministër, drejtues, deputet dhe drejtor në rang rajonal. Në mbrëmje, Rama dhe socialistët do të mblidhen së bashkë në një darkë. Të hënën, kreu i qeverisë do të takojë ministrat në atë që njihet si një “retreat” , të cilët mësohet se do të bëjnë një bilanc së punës për secilin dikaster, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt. Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore. Ndryshe nga takimet e shkuara të këtij formati, nuk do të marrin pjesë zëvendës ministrat, por vetëm ministrat dhe drejtorët e agjencive në varësi të tyre. Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri. Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protesta të vazhdueshme prej më shumë se dy muajsh dhe me thirrjet e vazhdueshme të qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit. Ora 18:54 Takimi në Pogradec, Rama: Reflektim për sezonin e ri politik, ‘Besën’ dhe ‘Pasqyrë Albania’, ekosistemin e komunikimit me qytetarin (VIDEO) Pas takimit me drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Rama ka ndarë një video nga Pogradeci, teksa dielli perëndon dhe bën një përmbledhje të asaj që ndodhi brenda mbledhjes.Siç Report Tv ka raportuar deri më tani, diskutimet kanë qenë për ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’, komunikimin e qeverisë me qytetarin, si dhe për Pasqyrë Albania, platforma ku çdo shqetësim do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale.Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik, kemi diskutuar për “Besën”, kemi diskutuar për praninë besnike; kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin; kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, tha Rama. Share Ora 18:19 7 orë takim, mbaron mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë! Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja (VIDEO) Pas 7 orësh, ka përfunduar mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Gjatë këtyre orëve është diskutuar në themel dokumenti “Besa” dhe çfarë mund të bëhet për ta përmirësuar në mënyrë që të ketë një alternativë qeverisëse më të mirë për qytetarët.Rama u ka kërkuar një mendim se çfarë mendojnë për bashkëqeverisjen dhe bashkërendimin mes pushtetit qendror e lokal për ritëm më të shpejtë pune.Tanimë të gjithë i janë drejtuar një restoranti për të darkuar, ku do t’u bashkohen edhe drejtues të kabinetit. Share Ora 15:25 Mbledhja në Pogradec, diskutimet e Ramës me drejtuesit e qarqeve rinisin pas drekës, fokusi te komunikimi i partisë (VIDEO) Mbledhja që kryeministri Rama dhe drejtuesit politikë të PS po zhvillojnë në Pogradec ka kaluar në pushimin e drekës.Në video mund të shihen Belinda Balluku e Ulsi Manja, ky i fundit me pjatë në dorë.Pas drekës do të ketë diskutime për komunikimin e PS, daljet në media dhe përdorimin e rrjeteve sociale. Share Ora 11:15 Takimi me drejtuesit e qarqeve, Rama mbërrin në vilën qeveritare në Pogradec Kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur në vilën qeveritare në Pogradec për takimin që do të zhvillojë me drejtuesit politikë të qarqeve. Nesër, shefi i qeverisë do të mbledhë ministrat të cilët do të bëjnë një bilanc të punës për secilin dikaster. Share SI.E./P.J/ReportTv.al dokumenti prania besnike dokumenti BESA Korce pogradec edi rama PS Komento Komente Niku: 23/08/2026 18:35 Ju humbt rraca sic jeni aty eskorte hajdutesh e kriminele

komplet ne liqen e lumin shkumbin te bini tiu nxjerre renea pas 2 ditesh... Përgjigju PROF.DR.SOLLAKU: 23/08/2026 11:03 Takime pa kuptim. Rama po argëtohet. Dajti është në flakë pranë shtëpisë së tij për gati 12 ditë! 200 ushtarë mund të mobilizohen për të ndaluar katastrofën mjedisore! Përgjigju five company: 23/08/2026 10:56 Cfare vendosem? Vendosem qe Pogradecit, do i heqim pohimin "PO" dhe do ta edukojme si Gradeci.... Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 23/08/2026 17:45 Jane piromane berishist qe po I vene flaken vendit , Kujtojne se me zjarvenie do rezojne qeverin ? Qeveria rezohet me vote dhe jo duke djegur vendin , pd nuk vjen kurre ne pushtet çfardo qe te bejne . Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 64% Keq 28.8% Nuk e di 7.2% Vota total: 642 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?