Pas takimit të një dite më parë me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë në orën 11:00 ministrat, sërish në qytetin e Pogradecit. Në këtë takim i cili njihet një “retreat”, ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt. Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore. Të dielën takimi me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste zgjati shatë orë. Kryefjalë e takimit ishin dy dokumentet e prezantuara nga shefi i qeverisë në fund të korrikut (‘Besa’, ‘Prania Besnike’), dokumente që synojnë të reflektojnë frymën e re të socialistëve në këtë mandat të katërt me theksin te shqetësimet e qytetarëve, si dhe ‘Pasqyrë Albania’, platforma ku çdo shqetësim i qytetarëve do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale. LEXO EDHE:Si do funksionojë ‘Pasqyrë Albania’, platforma për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve! ‘Flamingo’ mbledh ankesat, ‘Radar’ gjurmon statusin e tyre Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri. Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protestën gati 3 muaj para zyrës së kryeministrisë. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: pasqyre albania PS Korce pogradec edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
23 Gusht, 08:55
Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.6% Keq 29.9% Nuk e di 8.6% Vota total: 1181 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?
