Erling Haaland ka vendosur të ndryshojë pamje në prag të sezonit të ri. Sulmuesi i Manchester City-t ka hequr dorë nga flokët e gjatë biondë, një prej tipareve që e kanë shoqëruar prej vitesh, duke u shfaqur me një prerje shumë të shkurtër. Vetë futbollisti publikoi fotot në Instagram, ku shkroi “Short hair don't care”, ndërsa në një tjetër postim e përshkroi ndryshimin me fjalët: “Sezon i ri, prerje e re”. LEXO edhe...Walker bëri Guardiolën të qante, trajneri motivoi lojtarët duke u thënë: Jam divorcuar nga gruaja më e bukur në botë Pamja e re tërhoqi menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, ku tifozët reaguan me komente, krahasime dhe meme. Vetëm pak javë më parë, Haaland kishte treguar se Zlatan Ibrahimović e kishte këshilluar me shaka të mos i priste flokët, duke i thënë se “fuqia është te flokët”. Megjithatë, norvegjezi vendosi të bëjë të kundërtën dhe ta nisë sezonin e ri me një transformim që nuk kaloi pa u vënë re. Ndryshimi vjen vetëm pak orë para ndeshjes së parë të Manchester City-t në sezonin e ri të Premier League. Share U.D/E.H/ReportTv.al Manchester City Erling Haaland Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 67.1% Keq 24.4% Nuk e di 8.5% Vota total: 401 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

