Lajme Zone
Sërish tritol te lokali i Noizyt, gjendet një sasi e vogël e pashpërthyer në derë
Të tjeraReport TV

Sërish tritol te lokali i Noizyt, gjendet një sasi e vogël e pashpërthyer në derë

Dyshohet se lënda plasëse është vendosur në formë presioni ndaj këngëtarit.

Lokali në Durrës i Rigels Rajkut, reperit të njohur si Noizy, është vënë sërish në shënjestër. Në orët e para të mëngjesit, në derën e biznesit në lagjen nr. 13 është gjetur një sasi e vogël tritoli e pashpërthyer. Dyshohet se lënda plasëse është vendosur në formë presioni ndaj këngëtarit. LEXO edhe...Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit/ëve. Artistit Rigels Rajku dyshohet se në vitin 2022 iu vendos tritol në lokal, sipas SPAK me urdhër të Laert Haxhiut, pasi reperi i kishte rrahur mikun e tij Cllevio (Kleviol Ahmeti). Cllevio ka mohuar vendosjen e tritolit dhe ka thënë se nuk e ka kërkuar asnjëherë ndihmën e Haxhiut për sherrin me Noizyn. Rreth 100 gr tritol shpërtheu në biznesin e reperit qershorin e atij viti. Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha. Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës. Sipas dëshmisë në GJKKO të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit, ishte ky vetë në krye të operacionit, ndërsa komandimin e bënte Laert Haxhiu nga distanca. 4 vite pas ngjarjes, babai i Noizyt, Bashkim Rajku, ka thënë se ende sot nuk e di arsyen pse i vunë tritol në biznesin familjar. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al Laert Haxhiu cllevio Noizy Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3305 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?