Tensionet janë rikthyer sërish mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku vijon protesta e 94-t kundër qeverisë. Situata është përshkallëzuar mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërsa raportohet për rritje të numrit të personave të shoqëruar nga policia. Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar qytetarët nga zona përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen dhe kanë vijuar qëndrimin e tyre. Në terren ndodhen forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së, ndërsa situata vijon të monitorohet nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje të vazhdueshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
