MILANO - Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serie A, duke triumfuar këtë të shtunë 4-1 ndaj Monzës në ndeshjen e javës së parë. Zikaltërit që janë kampionët në fuqi të Italisë e nisën takimin me ritëm të lartë dhe kaluan në avantazh që në minutën e 6-të. Hakan Çalhanoglu realizoi me një goditje të fuqishme nga distanca, duke i dhënë Interit epërsinë. Monza reagoi në minutën e 29-të, kur Gustavo Varela gjeti rrjetën me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke barazuar shifrat në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Interi u shfaq shumë më dominues. LEXO edhe...‘Taranto 2026’/ Ministri Gonxhja publikon pamje nga ceremonia hapëse e Lojërave Mesdhetare: Krenar për ngjyrat kuqezi! (VIDEO) Vetëm tre minuta pas rifillimit të lojës, në të 48-tën, Piotr Zielinski riktheu avantazhin për zikaltërit, duke shënuar pas një goditjeje nga këndi. Interi nuk u ndal dhe në minutën e 55-të realizoi edhe golin e tretë. Francesco Pio Esposito shënoi pas asistit të Andy Diouf, me një goditje spektakolare me thembër. Tetë minuta më vonë, në të 63-tën, Yann Bisseck vulosi “pokerin” e Interit. Mbrojtësi realizoi me të majtën pas asistit të Espositos, duke çuar rezultatin në 4-1. Zikaltërit ishin pranë golit të pestë, por Manuel Akanji goditi traversën me kokë në minutën e 67-të, pas një goditjeje nga këndi. Në minutat e mbetura, Monza tentoi të ngushtonte diferencën, por Interi administroi me qetësi avantazhin dhe regjistroi një fitore bindëse 4-1. Në ndeshjen tjetër Udinese dhe Como barazuan 1-1. S.Dh/ReportTv.al Monza Inter serie a itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.7% Social media 15.8% Vota total: 6434 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

