Vendimi i Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së u shfrytëzua menjëherë nga Beogradi për të sulmuar sërish Kosovën. Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, tha se aktgjykimi konfirmon, sipas tij, pretendimet e Serbisë për UÇK-në, ndërsa kritikoi ashpër rrëzimin e akuzave për krime kundër njerëzimit. "Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dëshmoi se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë", deklaroi Daçiç. LEXO edhe...'Dënimi i Thaçit është skandaloz', Richard Grenell kërkon mbylljen e Gjykatës Speciale: Kurti të veprojë menjëherë Ai u ndal veçanërisht te vendimi i gjykatës për të mos i shpallur fajtorë për krime kundër njerëzimit, duke e cilësuar këtë "manovër politike". "Është e turpshme që vrasjet sistematike të serbëve nuk u cilësuan si krime kundër njerëzimit", tha Daçiç, duke shtuar se, sipas tij, edhe dënimet e shqiptuara nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave serbe. Ora 15:34 As 81 vitet burg nuk i mjaftojnë, Dodiku sulmon vendimin e Hagës për liderët e UÇK: Thaçi duhej dënuar edhe për krime kundër njerëzimit Edhe pse Dhomat e Specializuara dënuan me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Milorad Dodik e cilësoi vendimin të papranueshëm, duke kritikuar faktin që gjykata rrëzoi akuzat për krime kundër njerëzimit. "Dënimi i shqiptuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është një karikaturë e drejtësisë, që shërben për të relativizuar krimet kundër serbëve dhe për të amnistuar të ashtuquajturin terrorizëm të UÇK-së. Është e turpshme që vrasjet sistematike të serbëve në Kosovë e Metohi nuk u cilësuan si krime kundër njerëzimit, por del sikur ata kanë vdekur si kalimtarë të rastit. Thaçi ishte ideologu dhe udhëheqësi i një organizate terroriste, ekzekutues i drejtpërdrejtë dhe urdhërdhënës. E gjithë kjo u anashkalua. Prej kohësh e dimë se në Hagë nuk ka drejtësi dhe të drejtë, ndërsa tani e dimë përfundimisht se nuk ka as respekt dhe as mëshirë për viktimat serbe. Fakti që gjyqi u zhvillua njëzet e pesë vjet pas krimeve të kryera tregon se synimi ishte mbulimi i atyre krimeve." Share U.D/ReportTv.al Gjyqi ndaj UCK ne Hage Ivica Daçiç Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.7% Të gabuar 88.2% Nuk e di 5.1% Vota total: 372 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

