Lajme Zone
Serbia priti me nderime kriminelin e luftës Mlladiq, eurodeputeti gjerman shpërthen ndaj Beogradit: Skandal dhe turp
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Serbia priti me nderime kriminelin e luftës Mlladiq, eurodeputeti gjerman shpërthen ndaj Beogradit: Skandal dhe turp

Eurodeputeti gjerman Michael Roth ka reaguar me tone mjaft të ashpra ndaj vendimit të Serbisë për t’i bërë nderime të larta shtetërore e ushtarake Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Serbe, i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid dhe krime të rënda lufte.

Eurodeputeti gjerman Michael Roth ka reaguar me tone mjaft të ashpra ndaj vendimit të Serbisë për t’i bërë nderime të larta shtetërore e ushtarake Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Serbe, i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid dhe krime të rënda lufte. Sjellja e Beogradit, i cili priti trupin e Mlladiqit me ceremoni zyrtare ushtarake, u cilësua nga eurodeputeti gjerman si një goditje e rëndë ndaj procesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor. “Nuk e kisha menduar kurrë se do të shihja një person të dënuar për krime lufte, përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës, të marrë nderime shtetërore në Beograd. Kjo tregon se sa larg është Serbia nga pajtimi për të cilin ka nevojë urgjente rajoni. Faleminderit të gjithë serbëve që e kundërshtojnë publikisht këtë turp,” deklaroi Roth. Nderimet e dhëna për kriminelin e luftës kanë sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Bashkimit Europian. Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi zyrtarisht vizitën e saj të planifikuar në Serbi, duke dënuar ashpër glorifikimin e figurave të dënuara për krime kundër njerëzimit. Ratko Mlladiq ndërroi jetë më 27 gusht në Hagë në moshën 84-vjeçare, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u dënua përfundimisht nga mekanizmi gjyqësor i OKB-së për rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës të korrikut 1995, ku u masakruan mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb